19.5 C
Tirana
Friday, May 10, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRrëzohet nga shtylla teksa po punonte, ndërron jetë elektriçisti në Bulqizë

Rrëzohet nga shtylla teksa po punonte, ndërron jetë elektriçisti në Bulqizë

Një person me profesion elektriçist ka mbetur i lënduar si pasojë e një incidenti në punë.

Sipas policisë, ai është rrëzuar nga shtylla teksa po punonte në fshatin Koshavicë të njësisë administrative Shupenzë dhe për pasojë është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Por pavarësisht mbërritjes në spital ai nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

AKSIDENTET NË PUNË

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2023 janë evidentuar 102 raste të aksidenteve në punë.

Sektorët me problematikë përsa i përket incidenteve në punë, ku jo rrallë herë kemi hasur edhe humbje jete nga punëtorët, mbeten ndërtimi, minierat dhe fasoneritë.

Garantimi i sigurisë dhe shëndetit në punë është thelbësor. Kjo për disa arsye:

Së pari, ndihmon në parandalimin e aksidenteve dhe dëmtimeve në vendin e punës, të cilat mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin fizik dhe mendor të punonjësve, si dhe në aftësinë e tyre për të punuar.

Së dyti, mund të çojë në rritjen e produktivitetit, pasi punonjësit që ndihen të sigurt dhe të shëndetshëm janë më të aftë të përqendrohen në detyrat e tyre.

Së treti, mund të kontribuojë në mirëqenien në familje, pasi punonjësit e shëndetshëm dhe të kënaqur në punë, kanë më shumë gjasa të jenë më harmonikë në familjet e tyre.

PSE NEVOJITET SIGURIMI NGA AKSIDENTET PËR PUNONJËSIT?

  • Sepse PUNONJËSIT JANË FINANCIARISHT TË BRISHTË!
  • Sepse AKSIDENTET NDODHIN!
  • Sepse MBULIME TË TJERA MUND TË MOS MJAFTOJNË!

Mbulimet kryesore:

  • Humbje jete në rast aksidenti (përfitues janë familjarët)
  • Paaftësi e përhershme në rast aksidenti (invaliditet, paaftësi për të punuar)
  • Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor në masën e pagës ditore)
  • Shpenzime mjekësore në rast aksidenti

Kujt mund ti ofrohet:

  • Të gjitha bizneseve
  • Të gjithë individëve

Përfitimet kryesore:

  • Garanci financiare për punonjësin për shpenzime mjekësore nga aksidenti
  • Mbështetje finanicare e punonjësit në rast paaftësie
  • Qetësi morale për punëdhënësin që i siguron punonjësit
  • Garanci për detyrimet e punëdhënësit
  • Në rast paaftësie dhe humbje jete nga 500,000 deri në 3,000,000 Lekë
  • Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti

Ofrojini kushtet më të mira për punonjësit tuaj, me sigurimin më të përshtatshëm për ta!

Kontaktoni tani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

LEXO EDHE: Në garë vetëm me veten/ SIGAL UNIQA, lidere edhe në Sigurimet e Shëndetit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat