18.5 C
Tirana
Tuesday, April 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ Ambulanca del nga rruga, 4 të plagosur mes tyre dhe një...

VIDEO/ Ambulanca del nga rruga, 4 të plagosur mes tyre dhe një personel mjekësor

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Lezhë, në afërsi të fshatit Markatomaj.

Një autoambulancë ka dalë nga rruga e për pasojë janë plagosur 4 persona mes tyre dhe një personel mjekësor.

Kjo është Java Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore.

Megjithëse në rënie, Shqipëria mbetet një ndër vendet me numrin më të lartë të njerëzve që humbin jetën në aksidente rrugore.

Vitin e shkuar pati 70 vdekje për 1 milionë banorë, tregues ky ndjeshëm më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian e madje Kosovës.

Në kushtet që aksidentet rrugore vijojnë të marrin shumë jetë, duhet punuar me përgatitjen e qytetarëve në dhënien e ndihmës së parë thonë përfaqësues nga Kryqi i Kuq.
Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se në 9-mujorin janar-shtator pjesa më e madhe e atyre që u përfshinë në një aksident rrugor ishin të grup-moshës 25 deri në 34 vjeç, ndërsa më të përgjegjshmit rezultojnë ata mbi 60 vjeç.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat