13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ Aksident i frikshëm në Tiranë, i plagosuri pa ndjenja mbi timon

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Tiranë, i plagosuri pa ndjenja mbi timon

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Tiranë, në aksin rrugor Pallati me Shigjeta-TEG.

Paraprakisht mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Siç shihet në pamje e mëposhtme, një prej drejtuesve të automjeteve ka mbetur i plagosur rëndë.

Ai mund të shihet në pamje pa ndjenja në timon, ndërsa ekipet e emergjencës i vijnë në ndihmë.

Burime paraprake nga policia e Tiranës, thonë se i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Aksidenti krijoi radhë të gjata automjetesh në këtë aks. Sa i përket rrethanave autoritetet policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për zbardhjen e tyre.

LEXO EDHE: Aksidentet rrugore “shuajnë” 72 jetë në 5 muaj

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat