16.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetValë e re e Covid në botë, mbi 250 milionë të infektuar

Valë e re e Covid në botë, mbi 250 milionë të infektuar

Një valë e re e përhapjes së koronavirusit duket se ka përfshirë shumë vende në mbarë botën, pasi rastet globale kanë kaluar 250 milionë. Më alarmante situata është në rajonet qendrore dhe lindore të kontinentit evropian, kjo për shkak të përhapjes së variantit Delta.

Infeksionet janë ende në rritje në 55 nga 240 vende , ku  Rusia, Ukraina dhe Greqia po regjistrojnë rekord infektimesh që prej nisjes së pandemisë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Më shumë se gjysma e të gjitha infeksioneve të reja të raportuara në mbarë botën janë nga vendet evropiane.

Rritja e rasteve në Evropën  Lindore i atribuohet kryesisht normave tepër të ulëta të vaksinimit në rajon. Të larta shifrat janë edhe në Gjermani, ku autoritetet e quajnë pandemi të të pavaksinuarve. Ndryshe nga disa vende të tjera evropiane, ky shtet ka kundërshtuar vaksinimin e detyrueshëm për çdo punonjës.

Ekspertët janë optimistë se shumë vende të botës kanë lënë pas më të keqen kjo falë vaksinave dhe imunitetit natyral, megjithëse ata paralajmërojnë se moti i ftohtë dhe festat e fundvitit mund të rrisin sërish rastet.

Lexo edhe: A e mbulon polica ime e sigurimit Variantin Delta të Coranavirusit?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat