9.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKriza me skemën e pensioneve në Shqipëri, zgjidhja që na nevojitet

Kriza me skemën e pensioneve në Shqipëri, zgjidhja që na nevojitet

Për shkak të punës apo njohjeve familjare dhe shoqërore na duhet të takojmë shumë njerëz të profileve të ndryshme çdo ditë.

Në sajë të punës tonë apo njohjeve familjare dhe shoqërore na duhet të takojmë shumë njerëz të profileve të ndryshme çdo ditë.

Të njohur e të panjohur, biznesmenë, politikanë, gazetarë, artistë etj por të gjithë shqetësohen për pasiguritë që ofron e ardhmja.

Njëri prej tyre, një ditë më tregonte: “Pak vite më kanë mbetur për të punuar dhe dalë në pension së bashku me gruan. Shkova dhe u interesova te zyra e Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) për pensionin, pasi sa më shumë më afron koha e daljes në pension, aq më shumë më kap paniku.

“E di ç’më thanë tek ISSH-ja? Pensioni im, për një kohë pune prej mbi 40 vitesh, do të jetë rreth 18 mijë lekë, ndërsa i gruas rreth 16 mijë lekë. Të them të drejtën u mërzita sa dhe gjithë këto ditë kemi qenë të shqetësuar. Të gjithë e dimë që pensionet te ne janë të ulëta, por nuk e mendoja kurrë që me gjithë ato vite që kam paguar kontribute të më dilte një pension qesharak.

Kam punuar 20 vjet në punë shteti dhe 20 vjet në biznesin tim privat dhe i kam paguar të gjitha detyrimet. Mendoja se do të merrja diku te 50 apo 60 mijë lekë në muaj, sepse edhe pagesat mujore kanë qënë të tilla. Po tani s’di ç’të bëj?! Sado që kam punuar gjithë jetën e kam vënë “dy lekë” mënjanë, nuk mundet të mbahem me ato kursime dhe t’u bëhem barrë fëmijëve të mi”.

Njohim shumë njerëz që kanë paguar me miliona lekë sigurime shoqërore, 24.5% të pagës dhe 3.4% sigurime shëndetësore dhe kur vjen mosha e pensionit, sa marrin? Maksimumi 40 mijë lekë. Ndaj ka kaq shumë konflikte sot në familje, sepse të moshuarit shpeshherë bëhen barrë financiare për të rinjtë. Dhe jo se fëmijët nuk i duan prindërit e tyre, apo nipërit e mbesat nuk i duan gjyshërit, por sepse shumë prej tyre nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar kostot e jetesës.

Dhe, përveç fëmijëve, të kesh dy të moshuar në shtëpi që kanë nevojë për shumë shërbime, të cilat kushtojnë, bëhen shkak për situata jo të këndshme familjare dhe krijojnë kriza të mëdha sociale.

Situata është e tillë pasi sigurimet shoqërore janë skemë sociale, shteti jonë vend social, dmth do kujdeset me pagesat/taksat e mia/pensionin tim dhe njerëz që kurrë nuk kanë kontribuar në skemën e pensionit shtetëror, pra edhe pse ke 40 vjet që paguan sigurime shoqërore, ti nuk i ke paguar për veten, por për shoqërinë.

Tre kolonat e pensionit (Shtetëror, i vendit të punës, Privat)

Në Shqipëri, 1.2 persona punojnë dhe 1 merr pension ndërsa në botë ky raport është 4-5 me 1.

Aktualisht rezultojnë rreth 800 mijë kontribues të rregullt të sigurimeve shoqërore dhe nga këto, rreth 600 mijë persona që përfitojnë nga këto sigurime.

Por sa përfitojnë realisht këta persona?

Paga mesatare në vitin 2020 ishte 54,951 lekë, ndërsa pensioni mesatar në qytet ishte 15,732 lekë.

Pensioni mesatar është aktualisht 57% e gjysmës së pagës mesatare, duke e klasifikuar pjesën dërrmuese të pensionistëve në normën e varfërisë.

E ARDHMJA

E ardhmja nuk duket optimiste. Kriza me skemën e pensioneve në Shqipëri është edhe më serioze nga ajo çfarë duket. Teksa çdo vit subvencioni nga shteti rritet, raporti midis kontribuuesve dhe përfituesve po ulet me një ritëm shumë të shpejt.

Në janar të këtij viti, INSTAT raportoi se numri i personave mbi 60 vjeç arriti në 619 mijë. Brenda një viti, numri i tyre u rrit me 14,600 persona. Në krahasim me vitin 2016, numri i tyre është rritur me 95 mijë, ose 18%.

Deri më 2051, grup mosha mbi 60 vjeç do të përbëjë rreth 35% të popullsisë.

Sipas Dokumentit të Politikave të Pensioneve, të hartuar nga qeveria, në vitin 2030 do të ketë po aq individë që paguajnë kontribute, sa edhe pensionistë. Por problemi real është se çfarë ndodh më pas.

Madje, sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, skema e pensioneve po rrezikon Buxhetin e Shtetit.

Përfundim të ngjashëm ka ndarë më herët edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e auditit të zhvilluar në Institutin e Sigurimeve Shoqërore nga ku rezultoi se numri mesatar i kontribuuesve për sigurimet shoqërore rezultoi në 642.400 në vitin 2020, duke u ulur me mbi 17.700 në raport me 2019-ën.

ZGJIDHJA

Nëse shohim skemat e pensioneve që përdorin shtetet Perëndimore do të thotë se ka ende shpresë.

Përveç Shqipërisë dhe Serbisë, të gjitha vendet e tjera, përfshirë edhe ato fqinje, kanë ndërtuar kolonën e dytë dhe të tretë të pensioneve duke kaluar automatikisht në mbrojtjen dhe garantimin e pensioneve për qytetarët e tyre. Ose thënë më qartë, paguaj për të gjithë skemat kolona parë(sigurimet shoqërore), paguaj për vete kolona e dytë dhe e tretë.

Si funksionon skema private e pensioneve në krahasim me atë shtetërore dhe çfarë përfitimesh ka?

Një qytetar në Shqipëri paguan për sigurimet shoqërore 24.5% të pagës plus 3.4% sigurime shëndetësore, nga ku ku 16.7% i paguan punëdhënësi dhe 11.2% punëmarrësi dhe të dyja shkojnë në një llogari, ku të dyja janë shpenzime të kompanisë.

Një qytetar paguan vetëm për pensionin shtetëror 21.6% të pagës, mesatarisht 35 vite të jetës së tij. Për ata që kanë pagë minimale (24 mijë lekë) për 35 vjet derdhin rreth 2.2 milionë lekë që ja paguajnë shtetit. Ndërsa ai që ka pagën maksimale (105 mijë lekë) për 35 vite i paguan shtetit më shumë se 9.5 milionë lekë.

Kur vjen puna tek përfitimi, mesatarisht një qytetar shqiptar arrin ta përfitojë pensionin e shtetit për 15 vjet. Për ata që kanë derdhur kontribute mbi bazën e pagës minimale, do të dalin me një pension mujor 14.500 lekë, ndërsa ai që ka derdhur kontribute mbi bazën e pagës maksimale do të ketë një pension shtetëror mujor prej 35 mijë lekësh. Këtu po flasim për pensionet e qytetit, sepse pensionet rurale janë histori më vete, janë shumë herë më pak se ato të urbane.

Po ti referohemi të njëjtës pasqyrë të derdhjes së kontributeve mbi pagën minimale dhe maksimale, por tani jo më në shtet por në Fondin e Pensionit Privat, çfarë ndodh?

Një qytetar që derdh 21.6% të pagës minimale si kontribute në privat për 35 vjet del me një pension privat mujor 46.700 lekë të reja për 15 vite. Nga ana tjetër ai që derdh 21.6% të pagës maksimale si kontribute në privat, del me një pension mujor privat prej 204.600 lekë për 15 vite. Diferenca është: nga 2.6 milionë lekë që do të përfitonte me kontributet e pagës minimale nga pensioni shtetëror për 15 vite, në privat përfiton 8.4 milionë lekë; Nga 6.3 milionë lekë që do të përfitonte nga pensioni shtetëror për 15 vite për pagën maksimale, në privat do të përfitojë mbi 36.8 milionë lekë për 15 vjet.  Diferenca është  e madhe!

Ka dy mënyra se si mund të kontribuohet në pensionin privat.

Mënyra e parë është ajo ku individët kontribuojnë vullnetarisht në skemat private të pensioneve, kjo është ajo që ndodh sot, duke e vendosur vetë shumën dhe kohën e kontributit, por që akoma është në shifra të ulta për shumë arsye. Kjo sepse njerëzit nuk i dinë përfitimet reale të kësaj skeme dhe mbeten peng i kontributeve në shtet, që në fakt, nëse do të kontribuonin në privat, pensioni del disa herë më i lartë.

Mënyra e dytë është që shteti të ndajë nga kontributet që qytetarët derdhin aktualisht për Sigurimet Shoqërore vetëm 3% për Pension Privat, atëherë qytetarët do të kishin një pension privat 3-4 herë më të lartë se pensioni i sotëm shtetëror, duke zgjidhur kështu përfundimisht këtë problem të rëndësishëm social.

Pra po të marrim shembullin e zotërisë, që ka punuar mbi 40 vite, po të kishte kursyer ose paguar në fond privat pensioni për 40 vite me rradhë rreth 5000 lekë në muaj do kishte kursyer 2,400,000 lekë ose 20.000 euro. Por fondi i investon këto para dhe zotëria do të kishte mundësinë të merrte pasi të dilte në pension plot 50,000 euro. Kjo pasi fondi ka kthim të lartë investimi, momentalisht rreth  4%.

Kështu, nëse një individ kontribuon çdo muaj nga 5 000 lekë të reja për 10 vjet në pensionin privat, ai/ajo do të përfitojë një pension mujor prej 8200 lekësh për 10 vite pasi të dalë në pension. Nëse kontribuon 5 mijë lekë për 20 vjet del me pension 13.600 lekë të reja, ndërsa për 25 vite kontribut del me pension mujor 17 mijë lekë.

Nëse për 20 vjet një qytetar arkëton  në Fondin e Pensionit Privat nga 10 mijë lekë të reja në muaj, në fund do të përfitojë një pension prej 27 mijë lekë të reja dhe fitimi nga interesat do të jetë 408 mijë lekë të reja.

Ndërsa nëse një individ zgjedh të kontribuojë 20 mijë lekë çdo muaj, shumë kjo që me Ligjin Shqiptar është e përjashtuar nga çdo taksë, pas 20 vitesh do të përfitojë një pension privat me 54 mijë lekë në muaj dhe fitimi nga interesat do të jetë rreth 820 mijë lekë të reja.

Kjo është një mundësi që çdo individ zgjedh për veten e tij, për të patur të ardhura shtesë në moshën kur i nevojiten më shumë.

Kjo është zgjidhja që i është dhënë historikisht Europës, botës dhe tanimë edhe rajonit.

Aktualisht Kosova e ka skemën 100% kontribut privat dhe pension privat. Dhe Maqedonia ka kohë që ka kaluar në dy pensione, një shtetëror dhe një privat, dhe pensioni privat është dyfishi i atij shtetëror.

SOT PENSIONET PRIVATE NË SHQIPËRI(HISTORI)

Sot, në të gjithë botën, miliona njerëz nuk janë duke kursyer mjaftueshëm për t’i ofruar atyre një standard jetese kur të dalin në pension. Një trend i tillë, në rritje, po vihet re edhe në Shqipëri.

Fondi i pensionit është akoma në fillesat e veta dhe vetëm 32 mijë shqiptarë po investojnë për një pension privat në pleqëri.

Por përse shqiptarët kanë zgjedhur në masë Fondin e Pensioneve Vullnetare SIGAL?

  • Lider ne tregun e pensioneve private me mbi 10.000 anëtarë dhe asete që kapin vlerën e 15 milionë eurove duke qenë kështu lideri në tregun e pensioneve private me 43.53% të tij. (Shifrat zyrtare të AMF)
  • Udhëheq tregun prej mbi 15 vitesh
  • Pjesë e Grupit SIGAL UNIQA, një ndër grupet më të mëdha financiare në Shqipëri dhe në rajon
  • Kontributet e derdhura nga punëmarrësi në Fondin e Pensioneve Vullnetare SIGAL, zbriten nga të ardhurat personale për efekt tatimi mbi të ardhurat.
  • Fitimi i realizuar nga investimi i aseteve të fondit nuk i nënshtrohet tatimit.
  • Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve në Fondin e Pensionit Vullnetar SIGAL kanë interesa më të larta se bankat.
  • Shërbimet e ofruara nga Banka për shoqërinë administruese dhe anëtarët e saj, konsiderohen si shërbim financiar dhe si rrjedhojë janë të përjashtuara nga TVSH-ja.
  • Në rast fatkeqësie, pensioni nuk ndërpritet por i kalon trashëgimtarëve.

Çfarë kërkoni më shumë? Skiconi një të ardhme më të bukur dhe plot me aventura duke investuar sot në Fondin SIGAL për veten dhe familjen tuaj. As vetë nuk mund ti ruani dhe investoni paratë tuaja më mirë se Fondi SIGAL.

Flisni me këshilltarin tuaj për më shumë informacion https://fondisigal.com.al/keshilltaret/

 

Edmond Koçi

Cel: +355 67 4026007

E-mail: [email protected] 

Livja Gjika

Cel: +355 68 8087731

E-mail: [email protected]

Naim Hasa

Këshilltar i Përgjithshëm

Email: [email protected]

Përcakto vetë se sa pension do që të marrësh dhe llogarit online duke klikuar në: https://fondisigal.com.al/llogarit-pensionin/ ose hapni një fond komplet falas dhe pa obligim tek https://fondisigal.com.al/oferte-10-vjetori/

Për më shumë informacion mund të vizitoni faqen e internetit www.fondisigal.com , zgjidhni këshilltarin tuaj ose kontaktoni për çdo pyetje apo paqartësi me numrin +35544511666 ose shkruani në [email protected] .

E ardhmja nis sot me Fondin SIGAL.

Lexo edhe: Mendo të ardhmen/ 30 arsyet përse duhet të zgjidhni Fondin e Pensioneve Vullnetare SIGAL

 

 

 

 

 

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat