16.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRMV/ Rritje e tregut të sigurimeve gjatë vitit 2021, UNIQA mes kompanive...

RMV/ Rritje e tregut të sigurimeve gjatë vitit 2021, UNIQA mes kompanive që paguan më shumë dëme

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve ka publikuar raportin vjetor sa i përket tregut të sigurimeve gjatë vitit 2021 në Maqedoninë e Veriut.

Sipas raportit, në klasën më të madhe të sigurimeve vullnetare, Sigurimet e Pasurisë, dëmet e paguara janë rritur me 13% duke arritur në 11.5 milionë euro.

Sa i përket Siguracioneve të Shëndetit Privat, shuma e dëmeve të paguara vitin e kaluar është dyfishuar krahasuar me vitin 2020.

Të 11 shoqëritë e sigurimeve jo-jetë, gjatë vitit 2021, kanë paguar mbi 4 miliardë denarë dëme, çla do të thotë se janë rritur me 14% krahasuar me vitin 2020.

Të dhëna përmbledhëse për tregun e sigurimeve në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2021.

  • Qytetarët, kompanitë, shoqatat dhe institucionet shtetërore kanë arkëtuar mbi 4 miliardë denarë (66,2 milionë euro) nga shoqëritë e sigurimeve për dëmet e mbuluara nga sigurimet jo-jetë në vitin 2021.
  • Shuma totale e dëmeve të paguara (dëmet bruto të paguara) vitin e kaluar është më e lartë për 14 për qind (8.2 milionë euro) krahasuar me vitin 2020.
  • Vitin e kaluar janë paguar gati 80 mijë dëme të raportuara
  • Për dëmet e raportuara për pronën e siguruar, personat e siguruar vitin e kaluar kanë tarifuar 13 për qind më shumë se në vitin 2020.
  • Të 11 shoqëritë e sigurimeve jo-jetë vitin e kaluar kanë paguar 710 milionë denarë (11,5 milionë euro) për dëme në pronën e siguruar.
  • Shoqëritë e sigurimeve kanë paguar pothuajse 9,000 dëme për të siguruarit e tyre vitin e kaluar.
  • Gjithsej 316 milionë denarë (mbi 5 milionë euro) janë paguar për pasurinë e siguruar për personat fizikë, ndërsa 394 milionë denarë (6,4 milionë euro) personave juridikë.
  • Në klasën me rritje më të shpejtë – sigurimet shëndetësore private, pagesa e dëmeve pason me rritjen e shitjeve të policave të sigurimeve.
  • Për vitin e kaluar 9 shoqëri të sigurimeve kanë paguar 211 milionë denarë (3,4 milionë euro). Kjo është dyfishi i shumës së dëmeve që kanë paguar në vitin e kaluar 2020.
  • Në klasën e sigurimit nga aksidentet (klasa më masive e sigurimit vullnetar që mbulon pothuajse 700.000 persona të siguruar) vitin e kaluar janë paguar dëme në vlerë të përgjithshme prej 434 milionë denarësh (7 milionë euro). 8% më shumë se një vit më parë.
  • Nga dëmet për kasko, personat e siguruar kanë arkëtuar 507 milionë denarë (8,2 milionë euro) ose 4% më shumë se në vitin 2020.
  • Nga klasat më pak të përfaqësuara të sigurimit vullnetar të jo-jetës, tre klasa sigurimesh shënojnë rritje mbresëlënëse të dëmeve të paguara.
  • Pagesat për sigurimin e mallrave janë rritur me 7 herë krahasuar me vitin 2020 dhe shuma e pagesave për dëmet e siguruara nga humbjet financiare pothuajse është dyfishuar.
  • Në rastin e sigurimit të kredive janë paguar 3,75 milionë denarë (61.000 euro), ndërsa në vitin 2020 nuk ka pasur asnjë pagesë.
  • Sigurimi i udhëtimit është klasa e vetme në të cilën vitin e kaluar shuma e totalit të dëmeve të paguara është më e ulët se në vitin 2020.
  • Të 11 shoqëritë e sigurimeve kanë paguar 40 milionë denarë (0,65 milionë euro), që është 15% më pak se në vitin 2020.
  • Në klasën më të madhe – sigurimet nga autopërgjegjësia, 11 shoqëri vitin e kaluar kanë paguar 2,1 miliardë denarë (34,2 milionë euro) për afro 30.000 dëme të raportuara.
  • Shuma e dëmshpërblimit të paguar vitin e kaluar është 12% më e lartë se një vit më parë.

Dëmet/ UNIQA Macedonia mes kompanive që paguan më shumë

  1. “Triglav” – 570 milionë denarë (9.2 milionë euro)
  2. “Halk Osiguruvanje” – 512 milionë denarë. (8,3 milionë euro)
  3. “Sava” – 463 milionë denarë (7.5. milionë euro)
  4. – “UNIQA Macedonia” – 408 milionë denarë (6,6 milionë euro)
  5. “Euroins” – 396 milionë denarë (6,4 milionë euro)
  6. ADOR “Maqedonia” dhe “Eurolink” – 362 milionë denarë (6 milionë euro)
  7. “Viener” – 341 milionë denarë (5,5 milionë euro)
  8. “Origuritelna Polica” – 261 milionë denarë (4,2 milionë euro)
  9. “Grave Jo-Jetë” – 142 milionë denarë (2,3 milionë euro), raporton Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (ASO)

Kompania e sigurimeve “UNIQA Macedonia”, prej më shumë se 18 vitesh tashmë, ka shënuar suksese të jashtëzakonshme duke u rënditur mes kompanive lider në Ballkan sa i përket tregut të sigurimeve.

UNIQA Insurance Group operon në Maqedoninë e Veriut përmes kompanive UNIQA a.d Jo-Jetë dhe UNIQA LIFE a.d (Sigurimet e Jetës).

UNIQA Macedonia u themelua në Maqedoninë e Veriut në vitin 2004 përmes kompanisë mëmë shqiptare SIGAL. Ajo operon në tregun maqedonas që prej vitit 2005.

Në qershor të vitit 2009 u bë riemërimi nga SIGAL UNIQA Group AUSTRIA në UNIQA ad-Shkup.

UNIQA ad-Shkup ofron të gjitha format e sigurimit jo-jetë.

UNIQA Life ad-Shkup ka filluar aktivitetet në vitin 2011.

Kompania ofron një gamë të gjerë produktesh për të gjitha fushat e sigurimit të jetës.

Produktet dhe shërbimet shiten nga stafi i saj i shitjes, agjentët, ndërmjetësit dhe partnerët e bashkëpunimit në të gjithë Maqedoninë e Veriut.

Lexo edhe: “UNIQA” 18 vjet në Maqedoninë e Veriut/ Ponari: Gjithmonë afër klientëve e gjithmonë transparent me ta

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat