16.5 C
Tirana
Friday, October 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetUNIQA Insurance Group, anëtare e "Net Zero Asset Owner Alliance"

UNIQA Insurance Group, anëtare e “Net Zero Asset Owner Alliance”

Gjigandi austriak i sigurimeve “UNIQA Insurance Group” është tashmë anëtare e ‘Net Zero Asset Owner Alliance’.

Në fund të tetorit, UNIQA Insurance Group u bë kompania e parë e sigurimeve në Austri që iu bashkua aleancës së investitorëve global në sektorin bankar dhe të sigurimeve të iniciuar nga Kombet e Bashkuara.

UNIQA dhe më shumë sesa 60 anëtarë të tjerë janë bashkuar nga një objektiv ambicioz: “Për të bashkuar forcat në investimet e qëndrueshme për të vepruar shpejt në zbatimin e vazhdueshëm të targetit të Parisit në rrugën drejt 1.5 gradë”.

“Ne jemi krenarë që jemi pjesë e Aleancës për ta kthyer angazhimin tonë ndaj neutralitetit të klimës në veprim dhe për të reduktuar emisionet në net-zero deri në fund të vitit 2040. Ne mbështesim aleancën dhe ndjejmë se jemi të mirëvendosur në një komunitet kolegëzh të angazhuar”, është shprehur Andreas Brandstetter, CEO i UNIQA Insurance Group.

UNIQA Insurance Group është një prej kompanive lider në tregun e sigurimeve të Austrisë dhe të Europës Qendrore dhe asaj Lindore. Mbi 20 mijë punonjës iu shërbejnë mbi 10 milionë klientëve në 18 shtete, nga të cilat 15 shtete të Europës Qendrore-Lindore.

Gjigandi austriak i sigurimeve, me një histori mbi 200-vjeçare në tregun e sigurimeve, zotëron mbi 33 miliardë Euro asete dhe mbi 7 miliardë euro prime në vit.

Me 21% të tregut, UNIQA është është kompania e dytë më e madhe në Austri.

Që prej 23 mars 2007 SIGAL është pjesë e UNIQA Insurance Group, aksioneri më i madh me 86.9% të aksioneve.

Lexo edhe: Gjigandi austriak i sigurimeve/ UNIQA: Rezultate të shkëlqyera në nëntë muajt e parë të vitit 2021

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat