15.5 C
Tirana
Saturday, October 5, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGjigandi austriak i sigurimeve/ UNIQA: Rezultate të shkëlqyera në nëntë muajt e...

Gjigandi austriak i sigurimeve/ UNIQA: Rezultate të shkëlqyera në nëntë muajt e parë të vitit 2021

Rriten me rreth 40% fitimet përpara tatimeve në 298.7 milionë euro

  • Rriten me 18.0% primet e shkruara bruto në 4,827.2 milionë euro
  • Përmirësohet raporti i kombinuar nga 95.9% në 94.2%
  • Rriten të ardhurat nga investimet me 417.8 milionë euro
  • Rriten fitimet e konsoliduara në 235.8 milionë euro
  • Raporti i aftësisë paguese II ende rreth 197%
  • Konfirmohet perspektiva pozitive për vitin 2021 në tërësi

Me 4,827.2 milionë euro prime të shkruara dhe 298.7 milionë euro fitime përpara tatimeve, UNIQA Insurance Group AG (UNIQA), përmbyll me sukses tremujorin e tretë të vitit 2021, si edhe në vijim të gjysmës së parë të vitit.

Si në gjysmën e parë të vitit, performanca jonë konstante e shkëlqyer e biznesit në nëntë muajt e parë të këtij viti, mbështetet në performancën e marrjes në sigurim dhe efektet pozitive të pritura nga integrimi i suksesshëm i ish kompanive të AXA në Evropën Qëndrore dhe Lindore,” thotë Andreas Brandstetter, CEO i UNIQA Insurance Group AG.

Pavarësisht kostove të rënda të shkaktuara nga dëmtimet nga stuhia, veçanërisht në muajt e verës – në Austri dhe në Çeki – prej rreth 200 milionë euro (bruto), raporti i kombinuar u përmirësua në 94.2%.

“Falë performancës së shkëlqyer në nëntë muajt e parë të vitit aktual – viti i parë i zbatimit të strategjisë së korportës UNIQA 3.0 ne tashmë kemi hedhur themelet e forta për targetet tona ambicioze të rritjes”, vazhdon Brandstetter.

Kompania po vazhdon të fokusohet në rritjen mesatare vjetore të primeve prej 3%, reduktimin e mëtejshëm të raportit të kostove, përmirësimi i qëndrueshëm i raportit të kombinuar në rreth 93% deri në vitin 2025 dhe fitime solide mbi kapitalin sipër 9% si bazat e rritjes progresive të dividentit.

Andreas Brandstetter, CEO of UNIQA Insurance Group AG

Shifrat kyçe të Grupit janar – shtator 2021 në detaje

Primet e shkruara nga Grupi UNIQA, duke përfshirë pjesën e kursimeve të sigurimit të jetës të lidhura me njësinë dhe indeksin, u rritën me 18.0% në 4,827.2 milionë euro në tre tremujorët e parë të vitit 2021 si rezultat i konsolidimit për herë të parë të ishi kompanive të AXA-s në EQL (janar deri në shtator 2020: 4,081.2 milionë euro). Ndonëse primet periodike të përfshira këtu u rritën me 17.4% në 4,724.5 milionë euro (janar deri në shtator 2020: 4,024.6 milionë euro), primet e vetme të sigurimi të jetës u rritën me 54.1% në 102.7 milionë euro (janar deri në shtator 2020: 66.7 milionë euro). Primet e mbajtura të fituara (në përputhje me IFRS – Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar) u rritën me 16.5% në 4,257.1 milionë euro (janar deri në shtator 2020: 3,653.2 milionë euro).

Primet në shkruara në sigurimet e pasurisë dhe të aksidenteve u rritën me 20.7% në 2,685.3 milionë euro në nëntë muajt e parë të vitit 2021 (janar deri në shtator 2020: 2,224.6 milionë euro). Primet e mbajtura të fituara në këtë segment u rritën me 17.7%.

Primet e shkruara në sigurimin e jetës u rritën me 4.1% në 918.7 milionë euro në peridhën raportuese (janar deri në shtator 2020: 882.8 milionë euro). Primet e mbajtuara të fituara në sigurimin e shëndetit (në përputhje me IFRS) u rritën me 3.4%. Në sigurimin e jetës, primet  shkruara, duke përfshirë pjesën e kursimeve të sigurimit të jetës të lidhura me njësinë dhe indeksin, u rritën me një total prej 24.3% në 1,223.2 milionë euro në nëntë muajt e parë të vitit 2021 (janar deri në shtator 2020: 983.8 milionë euro). Udhëheqësi kryesor pas kësaj performance ishte konsolidimi për herë të parë i ishi kompanive të AXA-s në Poloni, Republika Çeke dhe Sllovaki.

Në nivel ndërkombëtar, primet e shkruara, duke përfshirë pjesën e kursimeve të sigurimit të jetës të lidhura me njësinë dhe indeksin, u rritën me 61.3% në 1,822.3 milionë euro në nëntë muajt e parë të vitit 2021 (janar deri në shtator 2020: 1,129.9 milionë euro) si rezultat i konsolidimit për herë të parë të ish kompanive të AXA-s.

Kështu, kompanitë ndërkombëtare kontribuan me 37.8% të primeve totale të Grupit në tre tremujorët e parë të vitit 2021 (janar deri në shtator 2020: 27.6%).

Në Austri, primet e shkruara, duke përfshirë pjesën e kursimeve nga sigurimi i jetës të lidhura u rritën me 1.8% në 2,991.3 milionë euro në nëntë muajt e parë të vitit 2021 (janar deri në shtator 2020: 2,938.0 milionë euro).

Të ardhurat nga investimet u rritën me 5.0% në 417.8 milionë euro në tre tremujorët e parë të vitit 2021 (janar deri në shtator 2020: 397.8 milioën euro).

Të ardhurat nga investimet u prekën negativisht nga efektet e këmbimeve valutore prej rreth 14 milionë euro.

Marrja në sigurim u rrit me 51.4% në 189.2 milionë euro në tre tre-mujorët e parë të vitit 2021 (janar deri në shtator 2020: 124.9 milionë euro), kryesisht për shkak të përmirësimit të fitimeve në sigurimin e pasurisë dhe të aksidenteve.

Fitimet operacionale u rritën me 49.0% në 390.4 milionë euro (janar deri në shtator 2020: 262.0 milionë euro). Fitimet e Grupit UNIQA përpara tatimeve u rritën me 39.7% në 298.7 milionë euro (janar deri në shtator 2020: 213.8 milionë euro).

Fitimet e konsoliduara neto (fitimet neto për periudhën e atribueshme ndaj aksionerëve të UNIQA Insurance Group AG) gjithashtu u rritën me 41.7% në 235.8 milionë euro (janar deri në shtator 2020: 166.5 milionë euro).

UNIQA Insurance Group është një prej kompanive lider në tregun e sigurimeve të Austrisë dhe të Europës Qendrore dhe asaj Lindore. Mbi 20 mijë punonjës iu shërbejnë mbi 10 milionë klientëve në 18 shtete, nga të cilat 15 shtete të Europës Qendrore-Lindore.

Gjigandi austriak i sigurimeve, me një histori mbi 200-vjeçare në tregun e sigurimeve, zotëron mbi 33 miliardë Euro asete dhe mbi 7 miliardë euro prime në vit.

Me 21% të tregut, UNIQA është është kompania e dytë më e madhe në Austri.

Që prej 23 mars 2007 SIGAL është pjesë e UNIQA Insurance Group, aksioneri më i madh me 86.9% të aksioneve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat