15.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetUlje çmimi në karburante/ Për të dytën ditë me radhë nafta njeh...

Ulje çmimi në karburante/ Për të dytën ditë me radhë nafta njeh rënie. Si ndryshoi çmimi

Ketë të premte, në pikat e furnizimit me karburant në Shqipëri çmimi i naftës varion nga nga 223 lekë deri në 246 lekë.

Në krahasim me një ditë më parë, sërish ka një rënie të lehtë të çmimeve por që kjo mund të konsiderohet një rënie e konsiderueshme me atë të një dite më parë.

Rënia e çmimit e ditës së sotme është rreth 20 lekë për litër, raporton SCAN.

Kjo është dita e dytë që çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare njeh rënie, që ka nisur të reflektohet edhe në tregun shqiptar.

Ndërkohë, qeveria shqiptare ka njoftuar krijimin e një bordit të posaçëm që fut të lupë të gjitha hallkat e procesit të furnizimit me naftë, që nga blerja në tregjet ndërkombëtare e deri të tregtimi me pakicë.

Për kompaninë e tregtimit të naftës, parashikohet ndër të tjera që të ketë një marzh fitimi të kufizuar, me qëllim mbrojtjen e konsumatorit në kushtet e rritjes së çmimit të saj me tregjet ndërkombëtare.

Ndërkohë, në rrugët e kryeqytetit konstatohet një rënie e numrit të automjeteve në qarkullim.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat