6.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEnergjia, Rama: Nuk prekim çmimin për familjarët dhe biznesin e vogël, do...

Energjia, Rama: Nuk prekim çmimin për familjarët dhe biznesin e vogël, do na duhen 640 mln $ ekstra

Rritja e çmimeve në vend ka bërë që paraditen e sotme kryeministri Edi Rama të zhvillojë një takim me furnizuesit e naftës në vend.

Kreu i qeverisë u ndal tek kriza energjetike dhe tha se familjarët dhe biznesi i vogël nuk do të preken për asnjë çmim.

Ai u shpreh se duhen 640 milionë dollarë ekstra deri në fund të vitit nëse do të importojmë energji me çmimin që sot është në treg.

“Është një luftë që nuk e kemi nisur ne, as nuk e ndalojmë dot ne dhe as nuk e dimë as dhe askush tjetër sa do zgjasë. Më e rënda është kriza e energjisë e cila po konsiderohet si pandemia e re. Faktikisht unë do ta përsëris pafund këtë gjë sepse kjo qeveri e ka deklaruar qysh në krye të herës kur shumëkush u hodh përpjetë dhe tha që kjo është komplet sajesë se jemi përballë një krize, tani jemi në zemrën e krizës dhe ne do t’i vemë një mburojë mbrojtëse konsumatorëve familjarëve dhe bizneseve të vogla për të mos ndikuar tek ta.

Sot nëse çmimi i energjisë do të jetë ky që është sot, pra nga 52 Euro për megavat Euro, 550 Euro për megavat orë në treg nga ku jemi të detyruar të importojmë, do të na duhen 640 milionë Dollarë ekstra deri në fund të vitit. 640 milionë Dollarë ekstra është një eurobond. Për çfarë do na duhet? Për të mbrojtur familjarët dhe biznesin e vogël. Është për të qeshur dhe për të qarë kur kjo merret si diçka e mirëqenë. E tregoj çmimin e energjisë se nëse ne do të rrisnim çmimin e energjisë do preknim pjesën më vulnerable të shoqërisë, që nuk ka vetura. Do të preknim pensionistët, fermerët, si familjarë në këtë rast. Do të preknim familjet në ndihmë ekonomike, do të preknim qindra e mijëra njerëz dhe do të preknim motorin e vetëpunësimit dhe punësimit. Këta ne nuk i prekim për asnjë çmim. Nëse çmimi i energjisë do të kthehet aty ku ishte para luftës nga duhen 295 milionë ekstra. Pse i them këto, për t’i bërë të qartë që nuk shikohet kjo pamje duke u fokusuar vetëm tek taksat e naftës”, tha Rama.

LEXO EDHERritja e naftës rrezikon shtrenjtimin e apartamenteve, investimet në infrastrukturë dhe programet e rindërtimit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat