19.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetUlet tatimi mbi pagat/ Përfitojnë të rinjtë deri 29 vjeç dhe ata...

Ulet tatimi mbi pagat/ Përfitojnë të rinjtë deri 29 vjeç dhe ata që kanë dy fëmijë nën 18 vjeç

Pas nismës për ulje të tatimit mbi pagat e larta qeveria njofton të tjera lehtësi të tatimit mbi pagat.

Duke folur në një aktivitet në kuadër të javës së Parasë, Ministri i Financave, Ervin Mete theksoi se tashmë po detajohet një ulje e tatimit për të rinjtë një punojnë deri në moshën 29 vjeç.

Po ashtu në vëmndje janë edhe të punësuarit që kanë nën kujdesatrai dy fëmijë që ende se kanë mbushur moshën 18 vjeç.

Një nga ato që po diskutojmë dhe tani jemi në një moment të mirë ekonomik, që ta përkthejmë edhe në rishpërndarje dhe mirëqenie të shtuar për qytetarët, është që të kemi dy lehtësime të targetuara për të rinjtë dhe fëmijët, që do të thotë, nëse një i ri deri në moshën 29 vjeç do të punësohet ne do t’i lejojmë që të ketë zbritje nga detyrimi tatimor, vetëm për shkak të moshës, në mënyrë që të nxisim punësimin e tyre, ashtu siç do të lejojmë zbritje të posaçme nga detyrimi tatimor për fëmijët në kujdestari nën moshën 18 vjeç, sepse sigurisht që dikush që merr të ardhura dhe ka 1, apo dy fëmijë në ngarkim, nuk është në të njëjtat pozita me dikë që i merr ato të ardhura dhe nuk ka fëmijë në ngarkim”, tha ndër të tjera Mete.

Aktualisht ministria po diskuton edhe për rritjen e pragut të pagave që paguajnë 23% tatim, nga mbi 200 mijë lekë që është aktualisht për ta çuar në 250 mijë lekë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat