5.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetUlet mundësia e prodhimit të naftës, Bordi rrit ndjeshëm çmimin e naftës...

Ulet mundësia e prodhimit të naftës, Bordi rrit ndjeshëm çmimin e naftës për ditët e ardhshme

Bordi i Transparencës ka vendosur sot që të rrisë ndjeshëm çmimin e naftës pas zhvillimeve në tregjet globale, ku karburantet u shtrenjtuan pas vendimit të OPEC+ për uljen e prodhimit me 2 milionë fuçi në ditë.

Bordi ka vendosur që çmimi i naftës me pakicë të jetë 245 lekë për litër, me një rritje rekord prej 22 lekësh që nga fillimi i funksionimit të tij në mars të këtij viti. Në vendimin e fundit të datës 1 tetor, nafta ishte ulur në 223 lekë për litër.

Edhe çmimi i benzinës është me rritje dhe do të tregtohet me 204 lekë, nga 198 lekë që ishte në vendimin e 1 tetorit.

Gazi do të tregtohet me 77 lekë për litër, nga 78 lekë që ishte deri tani.

Pak ditë më parë OPEC + ra dakord për shkurtimet e tij më të thella të prodhimit që nga pandemia COVID 2020, pavarësisht se tregu nuk ishte shumë i favorshëm dhe Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët ishin kundër këtij vendimi, çka çoi në rritje të shpejtë të naftës në bursa.

Gjatë ditës së sotme, një fuçi naftë u tregtua me gati 96 dollarë. Ndonëse në bursa ky tregues është pothuajse në nivelet e fund shkurtit, përpara se të fillonte lufta, dhe kur në vend tregtohej me rreth 190 lekë për litër, operatorët e tregut pohojnë se shumë faktorë kanë ndryshuar që nga ajo kohë, duke filluar që nga dollari, që ka arritur në gati 120 lekë dhe rritja e kontratave të treguesit Platts, që është bursa referencë ku blejnë kompanitë shqiptare. Kontrata e Platts për tetorin është 1224 USD/ton dhe për nëntorin 1125,50 USD/ton.

Ndërkohë, ndërhyrjet e Bordit përmes fiksimit të çmimeve tavan të pakicës që nga fillimi i marsit nuk kanë arritur të frenojnë rritjen e çmimeve, që po i afrohet sërish niveleve maksimale prej 260 lekë për litër që arritën në vend në mars. Përkundrazi operatorët pohojnë se Bordi po i pengon kompanitë të jenë fleksibël me blerjet që do u mundësonte atyre të manovronin më çmimet.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat