13.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDjegja e magazinës në Pogradec, leksion nga qytetari: Siguracioni kusht, shteti të...

Djegja e magazinës në Pogradec, leksion nga qytetari: Siguracioni kusht, shteti të veprojë

Djegja e një magazine grumbullimi pak ditë më parë, në fshatin Petrushë të Pogradecit, bëri shumë bujë duke zënë hapësirë edhe në media.

350 tonë mollë u dogjën bashkë me ndërtesën ndërsa ngjarja u përjetua keq edhe nga pronari i saj, i cili në gjendje shoku nuk pranoi të fliste për mediat.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Pogradecit Ilir Xhakolli do deklaronte se magazina ishte e pasiguruar dhe se do i kërkonte ndihmë AZHBR-së për rastin.

Por zgjidhjen ideale e ka dhënë një qytetar, i cili në një koment në rrjetet sociale shkruan:

Lajm i trishtë, por ka ardhur koha që shteti të vendosë midis të tjerave edhe kushtin e sigurimit të detyrueshëm të objektit dhe mallit, që në momentin e licensimit të aktivitetit. Kështu nuk mund të vazhdohet më. Një person vendos të shesë shtëpinë dhe t’i fusë lekët në firma piramidale. I humbët dhe kërkon kompensim nga shteti, domethënë ne. Një tjetër ndërton pa leje, i prishet sepse kalon rruga dhe kërkon kompensim nga shteti, domethënë ne. Një tjetri akoma i përmbytet nga shirat dhe kërkon kompensim nga shteti, domethënë ne. Po ashtu kur bie termet dhe i dëmtohet shtëpia, kërkon kompensim nga shteti, domethënë ne. Nuk më vjen nder mend një mëkat më i madh për një individ, vend apo edhe vete njerëzimin, se sa te mos nxjerrë mësime nga pësimet që i ndodhin, qofshin këto për faj të saj/tij apo jo”.

Dhe qytetari në fjalë nuk ka bërë asnjë shpikje por thjesht një praktikë normale për çdo shtet në botë.

Ne vijmë nga një mendësi shumë e keqe nga e kaluara, që shteti është përgjegjës për gjithçka: edhe për biznesin, edhe për jetën, edhe për shtëpinë, edhe për shkollën. Shteti sigurisht që ka përgjegjësitë e tij, por, nga ana tjetër, ai duhet të luajë vetëm rolin e rregullatorit, duke patur kështu detyrimin ligjor të ndërtojë bazën e domosdoshme dhe ligjet për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve, të mbrojë interesat e qytetarëve të siguruar dhe të pasiguruar, të dëmtuar e të prodhojë bazën ligjore të funksionimit të tregut dhe mbrojtjes financiare të qytetarëve.

Të gjitha ngjarjet e ndodhura në tokë, në ajër dhe në det si zjarret, shpërthimet e bombolave të gazit, përmbytjet, aksidentet, shembjet e dherave etj në shumicën e rasteve janë të pambuluara financiarisht. E pra, kjo e bën të domosdoshëm zhvillimin e kulturës dhe legjislacionit për sigurimet.

SIGURIMI I PRONËS

SIGAL UNIQA Group Austria ofron këtë sigurim për: pasurinë e paluajtshme, e cila përfshin (banesat, njësitë tregtare dhe industriale), pasurinë e luajtshme, e cila përfshin (Makineri, pajisje, inventar ekonomik,lëndë e parë, mallrat etj).

Çfarë rreziqesh mbulohen?

SIGAL UNIQA ju dëmshpërblen për humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe aksidentale si pasojë e:
Zjarrit, rrufesë, shpërthimit, përplasjes ose rënies së një avioni dhe pjesëve ose ngarkesës së tij, përmbytjeve, stuhive, vjedhjeve etj.

Sigurimi nga Ndërprerja e Biznesit

Sigurimi i biznesit është për të gjithë sipërmarrësit dhe administratorët e bizneseve të ndryshme pavarësisht llojit dhe përmasave të aktivitetit. Nëpërmjet këtij produkti, SIGAL UNIQA mbulon shpenzimet si pasojë e ndërprerjes së aktivitetit të biznesit nga Zjarri apo rreziqet shtesë të tij duke siguruar fitimin neto si dhe kostot fikse.
Në rastet e dëmtimit të pasurisë, Ju duhet të përballoni edhe pasojat që vijnë nga ndërprerja e veprimtarisë ekonomike: mungesa e të ardhurave dhe qarkullimit të parasë. Për këtë qëllim, SIGAL UNIQA ofron të gjitha mundësitë për vazhdimin e qetë të punës tuaj.

PAVARËSIA QË TË FALIN SIGURACIONET

Siguracionet e bëjnë qytetarit të pavarur, me personalitet dhe të mbuluar financiarisht në çdo lloj situate.

Një qytetari europian i mjafton të dijë kompaninë e sigurimit ku ka siguruar automjetin, pronën, shëndetin etj dhe për çdo paraqitet menjëherë atje dhe nuk ka nevojë të dijë as kush është partia në pushtet, kush është kryeministri, kush është ministri apo kryetari i bashkisë që të shkojë e të qëndrojë para zyrave të tyre për ndihmë.
Sigurimet e bëjnë një qytetar të pavarur ndaj dhe atij nuk i intereson asgjë tjetër veçse kompania ku është siguruar.

Ai nuk ka nevojë të sorollatet zyrave të shtetit për kompensim, siç ndodh rëndom në Shqipëri, por gjithçka ia kompenson kompania e sigurimit konform kontratës që kanë lidhur palët.
Edhe ne, shqiptarët, nëse duam që të jemi pjesë e Bashkimit Europian, fillimisht duhet të mësojmë ti bëjmë siguracionet pjesë të kulturës tonë.

Por përse Prona juaj i duhet besuar SIGAL-it?

Si asnjë kompani tjetër, SIGAL UNIQA dëmshpërbleu në një kohë rekord qindra familje dhe biznese që u prekën nga tërmetet e vitit 2019 në një shumë që i kalon 16 milionë eurot.
Vitin e shkuar, vetëm për Sigurimin nga Zjarri, SIGAL UNIQA ka paguar te klientët e saj mbi 3 miliardë lekë dëmshpërblime, ndërkohë, vetëm gjatë këtij 6-mujorit të parë të këtij viti, vetëm për Sigurimin nga Zjarri, SIGAL ka paguar te klientët e saj mbi 700 mijë euro dëmshpërblime.
Në mbi 23 vite të ekzistencës së saj në tregun e sigurimeve, nën moton “sigurimi nuk është biznes, por përgjegjësi”, SIGAL UNIQA ka paguar mbi 400 milionë euro dëme tek klientët e saj.
Pa harruar rikthimin në gjendjen e mëparshme të dy institucioneve të rëndësishme kulturore në vend, Teatri “Skampa në Elbasan” dhe Kinema “Millenium” në Korçë, të dyja të shkrumbuara totalisht nga zjarri.

BLI ONLINE SIGURIMIN E PRONËS

Siguracionin e Shtëpisë tashmë mund ta blini kudo që të jeni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe.

Mjafton vetëm një celular apo një laptop dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg duke ju kursyer kohë, dhe para.

Hyni në https://sigal.com.al/online/pasuri dhe blini direkt nga celulari siguracionet që ju nevojiten. Shpejt, Thjesht dhe Sigurtë.

Gjithashtu, SIGAL UNIQA u ofron mundësinë që, nëse je i siguruar tashmë, të mund të informohesh në kohë rekord se si të veprosh në rast dëmi.

Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group Austria…

Për çdo pyetje apo paqartësi, kontaktoni në:
Whatsapp: +355 68 606 2829
E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat