Stadiumi “Air Albania” i Tiranës do të presë një tjetër ndeshje ndërkombëtare.

UEFA ka vendosur sot të spostojë ndeshjen mes klubit të Ballkanit (Kosovë) dhe FC Viktoria Plzen (Çeki) nga stadiumi “Fadil Vokrri” i Prishtinës në stadiumin “Air Albania”.

Ky vendim është marrë për shkak të kushteve të përkeqësuara të fushës në stadiumin e kryeqytetit kosovar.

Sfida është e programuar të luhet në Shqipëri më datë 30 nëntor, duke nisur nga 18:45.