10.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTre makina përfshihen në aksident, njëra ishte e parkuar. Ja pse nevojitet...

Tre makina përfshihen në aksident, njëra ishte e parkuar. Ja pse nevojitet siguracioni KASKO

Mesditën e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës janë përfshirë në një aksident tre mjete, një “Peugeot”, me drejtues shtetasin E. Z; mjeti tip “Land Rover” me drejtues shtetasin F. H. dhe mjeti tip “Opel”, i cili ndodhej i parkuar në rrugë.

Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit “Land Rover”, shtetasi F. H., i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

LEXO EDHEKASKO nga SIGAL UNIQA/ Siguracioni që ju paguan çdo dëm, edhe kur jeni ju fajtori

Pse të gjithë duhet të kemi siguracionin KASKO

Nëse humbni kontrollin e automjetit tuaj dhe i shkaktoni dëme ose lëndime dikujt tjetër, sigurimi i makinës që ju kërkon polici në rrugë (TPL) mbulon vetëm koston materiale dhe mjekësore të personave që ndodhen në makinën me të cilin ju jeni përplasur, por nuk mbulon shpenzimet tuaja për të cilat duhet të fusni dorën në xhep.

Për këtë arsye, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria ofron SIGURACIONIN KASKO, i cili siguron automjetin tuaj nga çdo fatkeqësi e paparashikuar, pak rëndësi nëse jeni apo jo ju fajtori.

Çfarë mbulon ky siguracion:

  • Dëmtime Aksidentale

Përplasja me një objekt fiks ose të lëvizshëm. Dalja nga rruga apo përmbysja e mjetit.

  • Thyerja e xhamave

Plasaritja/thërmimi i xhamave të përparme, të pasëm, anësore, të tavaneve të lëvizshëm si dhe xhamave të fenereve, shkaktuar nga goditja e një objekti të lëvizshëm

  • Zjarr, Rrufe, Eksplozion

Zjarri dhe eksplozioni që vijnë nga faktorë të jashtëm dhe përfshijnë mjetin e siguruar. Rrufeja mbi mjetin motorik.

  • Katastrofat Natyrore

Stuhia, breshëri, dëbora, tufani, përmbytja, vërshimi, renia e objekteve te ndryshme si pasoje e katastrofave natyrore.

  • Vjedhja ose vjedhja e pjesshme

Vjedhja totale e mjetit dhe vjedhja e aksesorëve ose elementeve të përfshirë në katalogun e prodhimit, përjashtohen pasqyrat, gomat, disqet.

  • Dëmtim në parkim nga mjet tjetër

Dëmtime nga një mjet i lëvizshëm i paidentifikuar

  • Dëmtimi nga akte keqdashëse

Dëmet e ndodhura nga veprime të kryera në mënyrë të qëllimshme apo keqdashëse nga palë të treta pa dijeninë e të siguruarit.

  • Jashtë territorit të Shqipërisë:

Duke shtuar 20% të vlerës së siguracionit, të gjitha mbulimet e zgjedhura më sipër do të jenë të vlefshme si brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë. Këtu përfshihen vendet anëtare të EU si dhe Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Serbi, Turqi, Rusi…

Por sa serioze dhe korrekte një kompani sigurimi kuptohet nga dëmet që paguan dhe SIGAL UNIQA Group Austria është krenare të thotë se është lidere në këtë drejtim.

Raportet e AMF e rëndisin SIGAL UNIQA-n, kompaninë e sigurimeve me më shumë dëme të paguara se çdo kompani tjetër në treg.

LEXO EDHESiguracionet e makinës/ Raporti i AMF: SIGAL UNIQA e para në prime dhe në dëme të paguara

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat