24.5 C
Tirana
Wednesday, May 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBlini online "Shëndet në Udhëtim"/ 24 orë në shërbimin tuaj kudo ku...

Blini online “Shëndet në Udhëtim”/ 24 orë në shërbimin tuaj kudo ku ju ndodheni për më pak se 1 euro në ditë

Me përmirësimin e situatës së COVID-19 dhe numrin e lartë të vaksinimit, disa shtete evropiane kanë hequr të gjithë kufizimet për udhëtarët, përfshirë ata nga vende të treta.

Deri tani janë 11 vende të BE dhe Zonës Evropiane Ekonomike që nuk kanë asnjë kufizim për lëvizjen e qytetarëve që nuk janë pjesë e BE-së.

Çekia

Danimarka

Hungaria

Islanda

Letonia

Norvegjia

Polonia

Rumania

Sllovenia

Suedia

Udhëtarët nga vendet jo anëtare të BE-së mund të hyjnë në këto 11 vende pavarësisht statusit të vaksinimit, raporton SchengenVisaInfo.

Përveç heqjes së kufizimeve për udhëtarët, këto vende kanë hequr dhe pjesën më të madhe të masave kundër COVID.

Për të hyrë në restorante, muze, teatro apo qendra tregtare nuk kërkohet certifikatë vaksinimi apo test COVID-i.

Listës prej 11 vende pritet t’i bashkohet së shpejti Greqia.

Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris tha se hyrja e lirë do të mundësohet duke nisur prej datës 2 maj.

Nga ana tjetër, disa nga vendet më të vizituara si Spanja, Franca, Portugalia, Italia dhe Gjermania ende vazhdojnë të mbajnë kufizimet.

SHËNDETI NË UDHËTIM NGA SIGAL UNIQA, SHOKU JUAJ JASHTË SHQIPËRISË

Udhëtimi jashtë vendit ka rreziqet e tij dhe çdo udhëtar shqiptar duhet të marrë masa për të mbrojtur veten nga të papritura shëndetësore gjatë qëndrimit në një vend të huaj, çka shoqërohet edhe me kosto të larta financiare.

Bashkë me certifikatën e vaksinimit, siguracioni “Shëndeti në udhëtim” është një tjetër element thelbësor që duhet ta keni me vete në çdo udhëtim jashtë Shqipërisë.

Me një çmim mesatar prej 4 eurosh për një siguracion shëndeti në udhëtim në vendet europiane, për dy javë qëndrimi, ju mund të përfitoni mbulim të shpenzimeve në spitalet e shtetit pritës deri në 10 mijë euro, në rastet kur edhe pse mund të mos e mendoni, përfundoni me emergjencë në spital për shkak të një aksidenti apo për shkak të fillimit të përkeqësimit papritmas të një sëmundjeje të rëndë.

Teksa paguani për biletën, valixhen, merrni me vete rrobat më të zgjedhura, projektoni fotot më të bukura, jeni përgatitur edhe për ndonjë blerje të vogël andej apo për të provuar ushqimet tradicionale të shtetit ku shkoni, mos kurseni 4 euro. Është një shpenzim sa dy kafe në vendet e BE-së por që vlen aq shumë për ju, për shëndetin tuaj, që ta bëni gjumin të qetë.

Dhe në rast se perballeni me spitalet, mënyra për të marrë paratë që ju takojnë është mjaft e thjeshtë. Me faturën e spitalit dhe recetat e doktorit, paraqituni në zyrat e shitjes së kompanive te sigurimit dhe merrni rimbursmin.

Me 4 euro gjithashtu, paguhen shpenzimet e nevojshme për riatdhesim në rast sëmundje, apo të humbjes së jetës, brenda periudhës së sigurimit.

SIGAL UNIQA Group Austria ofron mbrojtje edhe në rast të anullimit të udhëtimit duke bërë të mundur që, në situata specifike ju të merrni pas paratë e shpenzuara për biletën apo paketën e udhëtimit duke qenë kështu e vetmja kompani sigurimi në Shqipëri që e ofron një produkt të tillë.

“SHËNDETI NË UDHËTIM”, EDHE ONLINE NË SIGAL ONLINE

SIGAL ONLINE është risia më e fundit e kompanisë më të madhe të sigurimeve në rajon, e cila ju mundëson blerjen online të siguracioneve të automjeteve, pronës dhe shëndetit sa më shpejtë dhe hjeshtë dhe duke ruajtur njëkohësisht sigurinë maksimale.

Gjithçka përmes celularit apo laptopit, kurdo dhe kudo, pa patur nevojë të shkosh në një zyrë të SIGAL për të marrë siguracionin e printuar.

Ju duhen vetëm pak minuta dhe ju do të keni në e-mail siguracionin që ju nevojitet.

MOS HARRONI “TELESHËNDET”

Përveç Siguracionit “Shëndet në Udhëtim”, SIGAL UNIQA Group Austria ju ofron mundësinë të keni mjekun me vete, 24 orë të ditës, edhe kur jeni jashtë Shqipërisë. Kjo bëhet e mundur falë produktit novativ të kompanisë, aplikacionit “TeleShëndet”.

“Shërbimin “TeleShëndet” ju mund ta përdorni edhe gjatë udhëtimit dhe qëndrimit jashtë vendit, mjafton të keni internet dhe mund të komunikoni me mjekun 24 orë në ditë për çdo shqetësim tuajin shëndetësor.

Nëse keni një urgjencë e cila mund të manaxhohet me një konsultë me dikë të specializuar, çka na rezulton të jenë situatat më të shpeshta të të siguruarëve tanë (psh një temperaturë, alergji) mos shpenzoni dhe harxhoni kohë të gjeni një mjek në shtet ku nuk orientoheni dot. Aktivizoni Teleshëndet ashtu siç aktivizoni shërbimin Roaming dhe do të habiteni sa shpejt do të zgjidhni çdo problem shëndetësor në rast nevoje.

LEXO EDHE: “Shëndeti në Udhëtim”/ 68% e shqiptarëve zgjedhin SIGAL UNIQA, kompania që paguan më shumë dëme

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat