15.5 C
Tirana
Saturday, October 5, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAMF miraton nivel tavan për komisionet në sigurimet e detyrueshme motorike

AMF miraton nivel tavan për komisionet në sigurimet e detyrueshme motorike

Bordi Drejtues i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) miratoi të martën rregulloren “Për komisionet e ndërmjetësimit”.

Sipas projektrregullores, shoqëritë e sigurimit të jo-jetës, nuk mund të aplikojnë në total komisione ndërmjetësimi, për çdo policë të shitur, më të lartë se 20% e primit të shkruar bruto, nga 1 janari i vitit 2022.

Ndërkohë, duke filluar nga 1 janari 2023, komisioni tavan do të ulet në 18% të primit të shkruar bruto. Vendosja e niveleve tavan të komisioneve synon të rrisë eficiencën e shpenzimeve të kompanive të sigurimit të jo-jetës. Vitin e kaluar, shpenzimet e marrjes në sigurim rezultuan madje edhe më të larta se dëmet neto të paguara nga siguruesit (përjashtuar dëmet e paguar nga risiguruesit).

Komisionet për agjentët janë një nga mekanizmat kryesorë të konkurrencës mes kompanive të sigurimeve në Shqipëri. AMF ka vlerësuar se nivelet e komisioneve në sigurime në tregun shqiptar janë shumë të larta, ndaj në ligjin e ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” është vendosur që këto komisione të kufizohen, të paktën për këto produkte, që zënë edhe peshën kryesore në strukturën e primeve të tregut shqiptar të sigurimeve. Në variantin e projektligjit të propozuar fillimisht nga AMF, parashikohej që niveli i komisionit të rregullohej me ligj, në masën 12%. Por, në variantin e miratuar të ligjit u vendos që kjo çështje të rregullohet me akte nënligjore nga AMF.

Komisionet që parashikon rregullorja janë më të larta se ato që ishin propozuar fillimisht në projektligj, por sidoqoftë ato janë ndjeshëm më të ulët se vlerat ekzistuese të komisioneve që aplikohen sot nga kompanitë e sigurimit. Mbështetur në të dhënat e Raportit të Mbikëqyrjes së AMF-së, për vitin e kaluar raporti i shpenzimeve të marrjes në sigurim për produktin MTPL (sigurimi i detyrueshëm i mjeteve për përgjegjësitë ndaj palëve të treta) ishte mesatarisht 35.2% në nivel tregu.

Në pjesën dërrmuese, këto shpenzime janë komisione që shkojnë për agjentët. Niveli i lartë i komisionit iu krijon agjentëve hapësira për të negociuar çmimin me blerësin e policës së sigurimit. Vendosja e niveleve tavan të komisioneve synon të rrisë eficiencën e shpenzimeve të kompanive të sigurimit të jo-jetës. Vitin e kaluar, shpenzimet e marrjes në sigurim rezultuan madje edhe më të larta se dëmet neto të paguara nga siguruesit (përjashtuar dëmet e paguar nga risiguruesit).

Lexo edhe: Top News: Askush nuk paguan sa SIGAL/ 7 miliardë lekë dëme motorike gjatë Janar-Shtator 2021 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat