10.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZbulime të reja mbi simptomat e rënda të COVID tek pacientët e...

Zbulime të reja mbi simptomat e rënda të COVID tek pacientët e rinj dhe pa sëmundje të tjera

Një ekip shkencëtarësh të huaj kanë njoftuar se kanë identifikuar disa faktorë gjenetikë që shpjegojnë pse disa të rinj të shëndetshëm sëmurën rëndë ose vdesin nga COVID.

Edhe pse rastet e rënda të sëmundjes prekin kryesisht të moshuarit ose pacientët me sëmundje bashkëshoqëruese si diabeti dhe kanceri, simptoma të rënda të COVID janë shfaqur edhe tek të rinjtë pa sëmundje të tjera.

Deri më tani nuk dihet saktësisht se cilët janë faktorët që shkaktojnë një sëmundje kaq të rëndë te këta pacientë, por vlerësohet se një shkak që sjell këtë situatë janë faktorët gjenetikë.

Lexo edheE rëndë! COVID-19 i merr jetën 5-vjeçarit në Sarandë

Studiuesit janë drejtuar nga dr. Rafael Carapito në shkollën e Mjekësisë në Strasburg, botuan punimin në revistën “Science Translational Medicine” duke kombinuar metodat e inteligjencës artificiale.

72 pacientë në moshën 50 vjeç pa sëmundje të tjera  u trajtuan për COVID. Prej tyre 47 u futën në intubim ndërsa 25 kishin në gjendje më të stabilizuar dhe morën vetëm trajtim mjekësor në spital pa pasur nevojë për intubim. 22 pacientë të shëndetshëm u studiuan për krahasim me pjesën tjetër të pacientëve.

Pas një analize të plotë, u konstatua se të sëmurët rëndë shfaqin inflamacion, mpiksje gjaku dhe kishin pesë gjene më aktive.

Pasoja më e rëndësishme gjenetike që shkakton një COVID të rëndë dhe vdekjeprurës është gjeni i theksuar Adam 9. Kjo është konfirmuar nga analiza e grupit të dytë me 81 raste me simptoma të rënda.

Studiuesit zbuluan se “heshtja” e këtij gjeni në qelizat epiletiale të mushkërive të njeriut të cilat kanë qenë të infektuara me COVID, kanë ngadalësuar përhapjen e virusit.

Kjo është arsyeja pse shkencëtarët dolën në përfundim se ky gjen duhet të studiohet më tej si objektiv i mundshëm dhe prioritar për një qasje të re terapeutike për pacientët e prekur me COVID.

Lexo edhe: A e mbulon polica ime e sigurimit Variantin Delta të Coranavirusit?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat