5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreTop 5 dëmet më të mëdha në historinë e sigurimeve

Top 5 dëmet më të mëdha në historinë e sigurimeve

5. Tërmeti dhe cunami në Japoni, 2011

Në mars të vitit 2011, rreth orës 15:00, një tërmet me magnitudë 9.1 goditi brigjet e Japonisë.

Brenda 30 minutave të ardhshme, erdhi edhe cunami shkatërrimtar me lartësi dallge deri në 40 metra që depërtuan 10 km në brendësi të tokës, duke marrë jetën e mbi 15,000 njerëzve.

Dëmet u vlerësuan në mbi 210 miliardë dollarë, ndërsa 35 miliardë dollarë ishin të siguruara dhe janë paguar plotësisht.

4. Sulmi terrorist i 11 Shtatorit 2001, SHBA

Një nga sulmet terroriste më famëkeqe dhe tragjike në tokën sovrane të një kombi që do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e njerëzimit.

Menjëherë pas kësaj, ‘sigurimi i rrezikut nga terrorizmi’ u bë shumë i vështirë për tu mbuluar nga kompanitë e sigurimeve.

Ndërkohë Kongresi Amerikan reagoi duke miratuar Aktin e Sigurimit të Rrezikut të Terrorizmit në 2002, i cili ofroi një siguri për mbështetjen e qeverisë pas një sulmi katastrofik.

Tragjedia shkaktoi dëme të mëdha, që arrijnë deri në 40 miliardë dollarë.

3. Kolapsi i “Lehman Brothers”

Në një moment, banka e katërt më e madhe e investimeve në SHBA, me një histori 158-vjeçare, shpalli falimentimin në vitin 2008.

Ata kërkuan mbrojtjen e Kapitullit 11 pas largimit në masë të klientëve dhe zhvlerësimit të aktiveve të saj nga agjencitë e vlerësimit të kredisë.

Pagesat e sigurimeve për kreditorët, taksapaguesit dhe investitorët privatë arritën në mbi 100 miliardë dollarë.

2. Tre huraganët e vitit 2005 

Tre uragane të egër të kategorisë 5: Katrina, Rita dhe Wilma goditën SHBA-të në vitin 2005 duke shkaktuar dëme masive në gjysmën e poshtme të vendit.

Stuhitë që lëviznin me shpejtësi mbi 205 km/orë shkaktuan dëme deri në 169 miliardë dollarë.

Pagesat e sigurimit vetëm për uraganin Katrina arritën në 45 miliardë dollarë.

Është ende një nga fatkeqësitë natyrore më të kushtueshme të regjistruara ndonjëherë në historinë amerikane, me një pagesë totale të sigurimit prej rreth 130 miliardë dollarë.

  1. Kriza financiare, 2008

Recesioni global i vitit 2008, që u përhap në mbarë botën nga “Wall Street” në New York, shkaktoi humbjet më të mëdha për kompanitë, individët dhe familjet në 100 vitet e fundit.

Pagesat e bëra nga siguruesit amerikanë gjatë asaj kohe, megjithëse një sekret i ruajtur financiarisht, besohet të arrijnë deri në 21 trilionë dollarë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat