15.9 C
Tirana
Monday, October 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreTop 20 qytetet më të qeta në botë

Top 20 qytetet më të qeta në botë

Kur na duhet të zgjedhim një vend të ri për të jetuar janë disa faktorët që marrim në konsideratë. Kostoja e jetesës dhe larmishmëria e aktiviteteve në ajër të pastër janë në krye të listës.

Për ata që kërkojnë thjesht paqen në mendje, Icelandair kreu një studim duke analizuar faktorë si ndotja e dritës*, mbingarkesa, nivelet e lumturisë dhe trafiku në rrugë, për të përcaktuar se cilat qytete në botë u ofrojnë banorëve mjedise më çlodhëse.Duke shpresuar të sjellë ndërgjegjësim në Ditën Botërore të Shëndetit Botëror (më 10 Tetor), kompania ajrore islandeze e kreu këtë studim pasi një sondazh nga Shoqata Psikologjike Amerikane (American Psychological Association) zbuloi efektin e thellë të pandemisë

Duke qenë se mjedisi ku jetojmë luan rol të rëndësishëm në shëndetin mendor, Icelandair e bëri këtë studim për t’u treguar njerëzve se cilat qytete mund t’u ofrojnë më shumë qetësi.

Duke përdorur një sërë burimesh për të vlerësuar vendet në të gjithë botën, linja ajrore krijoi një listë të 20 qyteteve më relaksuese.

Lista e plotë e 20 qyteteve më të qeta në botë

  1. Bergen, Norvegji
  2. Perth, Australi
  3. Reykjavik, Islandë
  4. Helsinki, Finlandë
  5. Wellington, Zelandë e Re
  6. Zyrih, Zvicër
  7. Brisbane, Australi
  8. Melbourne, Australi
  9. Stokholm, Suedi
  10. Auckland, Zelandë e Re
  11. Oslo, Norvegji
  12. Sidney, Australi
  13. Copenhagen, Danimarkë
  14. Tel Aviv, Izrael
  15. Christchurch, Zelandë e Re
  16. Toronto, Kanada
  17. San Jose, Kosta Rika
  18. Dallas, SHBA
  19. Houston, SHBA
  20. Washington, D.C., SHBA
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat