17.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTkurret biznesi i huaj/ Hyrjet e profesionistëve në 2021, 10% më pak...

Tkurret biznesi i huaj/ Hyrjet e profesionistëve në 2021, 10% më pak se në vitin pandemik

Viti 2021 ka sjellë më pak profesionistë dhe biznesmenë në Shqipëri. Sipas raportit më të fundit të Institutit të Statistikave, në janar – shtator 2021 ka pasur një total prej 73 mijë e 526 hyrje me qëllime biznesi dhe profesionale.

Thënë ndryshe, hyrjet për biznes në vend janë ulur me afro 10%, krahasuar me vitin pandemik.

Nga ana tjetër, sipas raportit të deritanishëm të INSTAT, që nga fillim viti, e deri në shtator, dy muajt që kanë rezultuar si më “produktivët” për biznes janë qershori dhe korriku, me afro 10 mijë vizita profesionale secili.

Krahasuar me janar – shtator 2020, hyrjet në vend për qëllime personale janë rritur me afro 2 milionë, hyrjet për qëllime fetare me afro 200 vizita më shumë, ndërsa ndalesat transit me afro 100 mijë.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat