12.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTetori shënon rritje të çmimeve/ Ushqimet, transporti, qiratë dhe energjia në krye...

Tetori shënon rritje të çmimeve/ Ushqimet, transporti, qiratë dhe energjia në krye të listës

Sipas informacionit të publikuar nga INSTAT Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Tetor 2021 arriti në 102.7 kundrejt muajit Dhjetor 2020.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Tetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupi “Transporti” dhe grupi  “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”.

Sipas informacionit të publikuar nga INSTAT krahasuar me muajin tetor 2020 rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin ‘Transporti’ me 6.8 %  ndërsa, grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u ul me 0,4 %.

Ndërkaq sa i përket brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyra” u rritën me 7,7 %, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 6,9 %, “bukë dhe drithëra” me 5,8 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 4,7 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 3,5 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,3 %, etj.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat