26.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTërmeti në Truqi, më vdekjeprurësi në historinë moderne të vendit

Tërmeti në Truqi, më vdekjeprurësi në historinë moderne të vendit

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan njoftoi të martën se më shumë se 35,000 njerëz kanë vdekur në Turqi si pasojë e tërmetit të javës së kaluar, duke e bërë atë fatkeqësinë më vdekjeprurëse që nga themelimi i vendit, 100 vjet më parë.

Teksa është pothuajse e sigurt që numri i të vdekurve do të rritet edhe më tej, shumë nga dhjetëra mijëra të mbijetuarit e mbetur të pastrehë po përpiqen të përmbushin nevojat bazë, si gjetja e strehimit nga i ftohti.

Vdekjet e konfirmuara në Turqi i kaluan ato të regjistruara nga tërmeti masiv i Erzincanit në vitin 1939, që vrau rreth 33,000 njerëz.

Erdogan tha se 105,505 u plagosën si rezultat i tërmetit dhe pasgoditjeve të tij të 6 shkurtit, me epiqendër në Kahramanmaras. Pothuajse 3,700 vdekje janë konfirmuar në Sirinë fqinje, duke e çuar numrin e vdekjeve në të dy vendet në mbi 39,000.

Presidenti turk, i cili i është referuar tërmetit si “katastrofa e shekullit”, tha se më shumë se 13,000 njerëz ende po trajtohen nëpër spitale.

Duke folur në Ankara pas një takimi pesë-orësh të kabinetit të mbajtur në selinë e agjencisë së fatkeqësive AFAD, Erdogan tha se 47,000 ndërtesa, të cilat përmbanin 211,000 banesa, ishin shkatërruar ose ishin dëmtuar deri në pikën që duhet të demolohen qëllimshëm.

LEXO EDHEJo vetëm Turqia. Edhe Shqipëria e rrezikuar nga tërmetet/ Sigurimi i banesës nis nga 5,000 Lekë në vit

Ministria siriane e Shëndetësisë njoftoi se numri i të vdekurve është 1,414, dhe 1,357 të tjerë janë të plagosus, vetëm në zonat e kontrolluara nga qeveria.

Të martën, Kombet e Bashkuara ndanë një shumë prej 397 milionë dollarësh për të ofruar “ndihma dëshpërimisht të nevojshme për gati 5 milionë sirianë” për tre muajt e ardhshëm.

Deri në marrëveshjen e së hënës midis OKB-së dhe qeverisë siriane të presidentit Bashar Assad, ndihmat ishin lejuar të dërgoheshin vetëm në një zonë përmes një kalimi të vetëm kufitar me Turqinë, ose përmes territorit qeveritar.

Presidenti Assad ra dakord të hapë dy pika të reja kalimi nga Turqia në veriperëndim të vendit të kontrolluar nga rebelët për të ofruar ndihma dhe pajisje të nevojshme për miliona viktima të tërmetit.

Vendkalimet në Bab Al-Salam dhe Al Rae do të jenë të hapura për një periudhë fillestare prej tre muajsh. /REL

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat