9.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTërmeti i fuqishëm godet Afganistanin, të paktën 250 viktima

Tërmeti i fuqishëm godet Afganistanin, të paktën 250 viktima

Një tërmet i fuqishëm u ka marrë jetën 250 personave dhe ka lënë qindra të plagosur në Afganistan. Një zyrtar i Afganistanit tha për BBC News se numri i të vdekurve ka të ngjarë të jetë më shumë se 250, teksa shtoi se 150 persona të tjerë ishin plagosur si pasojë e tërmetit.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA, tërmeti i cili goditi gjatë orëve të para të mëngjesit teksa shumë njerëz ishin në gjumë, kishte magnitudë 6.1 ballë dhe një thellësi prej 51 km. Tërmeti goditi rreth 44 km (27 milje) nga qyteti juglindor i Khost.

Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, lëkundjet u ndjenë në më shumë se 500 km në Afganistan, Pakistan dhe Indi. Referuar kësaj qendre, u deklarua se dëshmitarët kishin raportuar se e kishin ndjerë tërmetin në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, si dhe në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.

LEXO EDHEKëmbana e përsëritur e tërmeteve/ Ja pse duhet të sigurohemi

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat