23.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTërmet me magnitudë 4 në Shqipëri, epiqendra në kufi me Malin e...

Tërmet me magnitudë 4 në Shqipëri, epiqendra në kufi me Malin e zi

Një tërmet me magnitudë 4.0 është regjistruar në orën 06:16 në Shqipëri, në brigjet veriore në kufi me Malin e Zi.

Sipas Qendrës Europiane Mesdhetare Sizmiologjike, epiqendra e tërmetit u identifikua në një thellësi prej 2 kilometrash.

Të dielën pasdite, e njëjta zonë u godit nga një tërmet me forcë 3.4 ballë të shkallës rihter.

Shqipëria është një vend me veprimtari të theksuar sizmike. Ajo është goditur shpesh nga tërmete të fuqishme.

“Vendi ynë është një vend i dalluar në Europë për aktivitetin e tij sizmik, i cili ndodh kryesisht në disa breza sizmogjen siç është ai Adriatiko-Jonian, brezi Korçë-Ohër-Peshkopi dhe brezi Vlorë-Lushnje-Elbasan-Dibër”. Në këto breza bien tërmete me magnituda të mëdha siç ka qenë tërmeti i vitit 1979 me magnitudë 6.9 të shkallës rihter, tërmeti i Durrësit i vitit 2019 me magnitudë 6.4 ballë të shkallës rihter. Po ashtu edhe tërmeti i vitit 1967 në Peshkopi me magnitudë 6.8 të shkallës rihter”.

Në nëntor 2019 Shqipëria u godit nga një tërmet tragjik ku humbën jetën 51 persona e mbetën të plagosur mbi 900 të tjerë.

Edhe dëmet materiale ishin kolosale. U dëmtuan 95 mijë banesa, 11 mijë u shpallën të pabanueshme, ndërsa u prekën mbi 200 mijë njerëz në 11 bashki të vendit.

Të përgjegjshëm për detyrimet kontraktuale dhe të ndjeshëm për ngjarjet që prekën të gjithë komunitetin, SIGAL UNIQA Group Austria tregoi edhe njëherë se është kompania lider në sigurime.

Si asnjë kompani tjetër, SIGAL UNIQA dëmshpërbleu në një kohë rekord qindra familje dhe biznese në një shumë që i kalon 16 milionë eurot.

SIGURIMI I PRONËS, SHUMË I RËNDËSISHËM

Një qytetari në Shqipëri, bazuar në të ardhurat mujore, i duhen mesatarisht 50 deri në 60 vite pune për të blerë një shtëpi. Por ndodh një përmbytje, tërmet apo zjarr dhe mundi e djersa e një jete të tërë rrënohet në pak sekonda.

Sigurimet as nuk i parandalojnë, as nuk i stopojnë tërmetet. Sigurimet rikthejnë financiarisht në gjendjen përpara tërmetit. Çka do të thotë se ato bëjnë të gjitha llojet e rimbursimeve, nëse je i siguruar.

Kur flasim për çmimin e sigurimit nga tërmetet mos harrojmë që ato kanë një vlerë shumë të ulët, duke nisur nga 1 euro për metër katror. Ose e thënë ndryshe, një apartament 100 metra katrorë mund të kushtojë deri në 50 euro në vit.

SIGAL UNIQA, MBI 400 MILIONË EURO DËME NË 23 VJET

SIGAL, duke qenë pjesë e një grupi gjigand sigurimesh në Europën Qendrore dhe Lindore, siç është UNIQA Insurance Group, është krenare të thotë se nuk i frikësohet asnjë lloj dëmi, qoftë edhe miliarda euro.

Ndaj, në 23 vite të ekzistencës sonë në tregun shqiptar, ne kemi paguar mbi 400 milionë euro dëme në fusha të ndryshme, qofshin ato shëndetësore, në banesa dhe biznese, në automjete etj.

Kjo shifër kolosale do të thotë rikthim në gjendjen e mëparshme të qindra shtëpive e biznesve dhe mundësimin e vazhdimit të jetës normale njëlloj si para se të ndodhte fatkeqësia.

Mos prit më! Siguro pronën dhe shmang çdo të papritur!

Për më shumë informacion:

Web:www.sigal.com.al

E-mail:[email protected]

WhatsApp: +355 68 606 2829

LEXO EDHEVapë përvëluese dhe zjarre… Si të mbroni shtëpinë, biznesin apo makinën tuaj

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat