12.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSi dhe sa mund të kontribuojmë në një pension vullnetar?

Si dhe sa mund të kontribuojmë në një pension vullnetar?

Shpesh flitet për pensionet dhe rritjen e tyre, me 3%, 5% apo 10%, ç’ka e përkthyer në shifra reale është 5 apo 10 mijë lekë të vjetra për një pensionist.

Të gjithë individët që mbushin moshën e pensionit natyrisht janë të pakënaqur me pensionin që marrin, duke parë masën e kontributit që kanë paguar ndër vite në shtet dhe pensionin që ata marrin.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2020 pensioni mesatar në qytet ishte 15,732 lekë, duke shënuar rënie me 3.2% në raport me vitin 2019.

Sipas ekspertëve, në vitin 2030 sistemi i pensioneve në Shqipëri mund të shkojë në paaftësi paguese. Ky është një skenar realist, nëse marrim në konsideratë projeksionet demografike dhe rritjen e vazhdueshme të deficitit të skemës së pensioneve.

Në fund të prillit pagesat e shtetit për pensionet ishin 391 milionë euro, ndërsa të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore ishin 286 milion, 104 milionë euro më pak.

Në një situatë të tillë, qytetarët kanë rritur interesin për të investuar në skemat e pensioneve private.

LEXO EDHEA do donit një pension të lumtur, pa e vrarë mendjen për paratë?

Në fund të marsit, sipas AMF, numri i personave që kanë paguar për të marrë një pension nga fondet vullnetare arriti në 34.555, duke u rritur me 2875 individë krahasuar me 1 vit më parë.

Vlera e parave të investuara në këto fonde kapi shifrën 40 milion euro, duke shënuar një rritje vjetore 6%

Raporti më i fundit i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare tregon se Fondi SIGAL është lider në treg sa i përket aseteve duke zënë 45% të tij.

Sipas raportit, nga rreth 4.8 miliardë lekë asete që administrojnë 4 fondet e pensioneve në Shqipëri, 2.2 miliardë i janë besuar pikërisht Fondit SIGAL.

Por si dhe sa mund të kontribuojmë në një pension vullnetar?

  • Kontributi për pension mund të paguhet në baza mujore, tremujore, gjashtëmujore, dhe vjetore.
  • Ju mund të kontribuoni sa të dëshironi, shuma minimale e kontributit fillon nga 1,000 lekë në muaj.
  • Ju mund të keni një plan vullnetar pensioni nëse jeni i punësuar, i vetëpunësuar ose edhe në qoftë se nuk punoni.

Pse shqiptarët kanë zgjedhur Fondin SIGAL

Për çdo pyetje që mund të keni, kontaktoni me këshilltarët e Fondit SIGAL në:

Tel: +35544511666

E-mail: [email protected]

Web: www.fondisigal.com.al

LEXO EDHE: Kreu i Sigurimeve Shoqërore thirrje qytetarëve: Investoni në Fondet Private që të keni dy pensione në pleqëri

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat