13.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeTërmet i fuqishëm në Pakistan e Afganistan, raportohen viktimat e para

Tërmet i fuqishëm në Pakistan e Afganistan, raportohen viktimat e para

Një tërmet i fuqishëm i magnitudës 6.5 ka goditur Pakistanin dhe Afganistanin, duke lënë të vdekur të paktën 13 persona, dhjetëra të plagosur e dëme të mëdha materiale në të dyja vendet e prekura prej tij.

Situata është kaotike dhe autoritetet autoritetet po përballen me vështirësi për të mbledhur të dhëna për viktimat dhe dëmet sidomos në zonat e largëta. Në Kabul, njerëzit e kaluan të tmerruar natën jashtë.

Tërmeti goditi këtë rajon në Azinë Jugore në orët e vona të së martës, duke bërë që banorët të dilnin nga shtëpitë e tyre. Të paktën nëntë persona vdiqën në Pakistan dhe katër në Afganistan. Shërbimi Gjeologjik amerikan e vendos epiqendrën e lëkundjes në 40 km në juglindje të qarkut Jurm, në rajonin malor afgan Hundukush, që gjendet në kufi me Pakistanin dhe Taxhikistanin.

Dridhjet e tokës u ndien në një perimetër të madh. Shumica e viktimave u shkaktuan nga shembja e shtëpive. Vitin e kaluar, i njëjti rajon e Afganistanit u godit nga një tërmet prej 6.1, duke lënë të vdekur 1.150 persona dhe duke plagosur qindra të tjerë.

Rajoni që u godit nga tërmeti gjendet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Më 2005, nga tërmeti prej 7.6 shkallësh ishin vrarë mijëra persona në Pakistan dhe Kashmir.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat