26.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTë tretët në Europë për çmimet më të shtrenjta të apartamenteve, në...

Të tretët në Europë për çmimet më të shtrenjta të apartamenteve, në Tiranë deri në 5,000 euro m2/ Por Shpenzimi mesatar për sigurimin e pronës vetëm 6 euro për frymë

Blerja e një apartamenti sa vjen e po bëhet më e shtrenjtë për një familje shqiptare, në raport me të ardhurat, sidomos në Tiranë.

Për vitin 2023, Shqipëria renditet e treta në Europë pas Rusisë dhe Serbisë për çmimet më të shtrenjta të apartamenteve në raport me të ardhurat, sipas të dhënave të Numbeo-s, njësia më e madhe globale e të dhënave.

Indeksi për përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti, që matet nga raporti i çmimit mesatar të shitjes së shtëpive dhe të ardhurave mesatare të disponueshme të familjeve, e shprehur si vite të ardhurave, për Shqipërinë është 15,7, nga 14.1 që ishte një vit më parë.

Kjo nënkupton që një familje shqiptare i duhen rreth 16 vite të ardhura për të blerë një apartament.

LEXO EDHE5 minuta për tu djegur, 1 minutë për ta siguruar

Indeksi merr për bazë të ardhurat neto të disponueshme të një familje, çmimin mesatar të një metri katror të qendrës dhe periferisë, si dhe koston e një kredie për 20 vjet.

LEXO EDHEKreditë, kryeson Tirana me 14%. Elbasani me kreditë për shtëpi/ Shkodra në tkurrje për atë konsumatore

Sa u rritën çmimet në Tiranë?

Sipas Numbeo, të matura sipas fuqisë blerëse, një apartament në Tiranë është më i shtrenjtë se Mynihu i Gjermanisë, Roma e Italisë, Londrës në Mbretërinë e Bashkuar etj.

Çmimet në disa zona të kryeqytetit pësuan rritje të fortë, siç është zona e ish-Bllokut ku çmimet maksimale të apartamenteve arritën 3500 deri 5,000 euro për metër katror.

Në zonë Komunës së Parisit çmimet maksimale arritën 2,300 euro nga 1,700 -1,800 euro që ishin më parë.

Rritje të çmimeve pati edhe në zonat perifikerike si ish-Kinostudio ku çmimet e apartamenteve nga 900 euro arritën në 1,100 euro apo në Astir ku çmimi maksimal arriti 900 euro.

Fresku mbetet zona më e lirë me çmim maksimal të apartamenteve 700 euro për metër katror.

Rritje të çmimeve pati edhe te disa nga objektet e kullave që po ndërtohen në kryeqytet. Çmimet e apartamenteve të banimit “Book Building”, që ka filluar të ndërtohet pas Sahatit vjet ishin 5,000 euro për metër katror.

“Rainbow Center” godinë me 7 kate (nga të cilat dy kate janë qendra tregtare) në zonën e ish-Bllokut nga i njëjti investitor i shiti apartamentet me 5,000 euro për metër katror.

Tashmë në këtë ndërtim nuk gjenden më apartamente të lira për shitje sipas përfaqësuesve të zyrës së shitjes.

Shqipëria mes vendeve më të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore, shpenzimi mesatar për sigurimin e pronës vetëm 6 euro për frymë

Tërmetet e forta në Turqi sollën edhe një herë në kujtesë rrezikun e lartë nga fatkeqësitë natyrore.

Shqipëria është një vend me aktivitet të lartë sizmik dhe në nëntor të vitit 2019 u përball me një tërmet të fortë që shkaktoi 51 viktima, shumë të plagosur dhe dëme të mëdha në ndërtesa.

Pavarësisht këtij rreziku permanent, të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se për vitin 2022, primet e shkruara bruto për sigurimin e pronave nga katastrofat kishin vlerën e 1.82 miliardë lekëve, ose më pak se 16 milionë euro.

Shpenzimi mesatar për frymë për sigurimin e pronës nga fatkeqësitë natyrore vlerësohet në më pak se 6 euro për frymë ose më pak se 21 euro për familje.

Edhe pse shpenzojmë qindra mijëra euro për blerjen e një apartamenti, e kemi shumë të vështirë të shpenzojmë shumë here më pak për sigurimin e tij.

Po sa kushton sigurimi i shtepise?

Çmimi i sigurimit të shtëpisë është i përballueshëm për çdo familje. Duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

Nga cilat rreziqe mund të sigurohet një shtëpi, apartament, vilë? 

Zjarri;

Rrufeja;

Eksplozioni;

Rënie avionesh, pjesëve të tyre ose gjërave që transportohen nga to;

Tërmeti;

Përmbytja,

Breshëri;

Rredhja e tubacioneve të ujit;

Vjedhja;

Përgjegjësinë ndaj Palëve të treta (dëme që i shkaktoni palëve të treta si komshinj ose të afërm që mund të jenë të pranishëm gjatë një aksidenti brenda shtëpisë tuaj).

BLI ONLINE SIGURIMIN E SHTËPISË

Siguracionin e Shtëpisë tashmë mund ta blini kudo që të jeni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe.

Mjafton vetëm një celular apo një laptop dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg duke ju kursyer kohë, dhe para.

Hyni në www.sigal.com.al dhe blini direkt nga celulari siguracionet që ju nevojiten. Shpejt, Thjesht dhe Sigurt.

Gjithashtu, SIGAL UNIQA u ofron mundësinë që, nëse je i siguruar tashmë, të mund të informohesh në kohë rekord se si të veprosh në rast dëmi.

Për çdo pyetje që mund të keni, shkruani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp +355 68 60 62 829

LEXO EDHESigurimi i Pronës/ SIGAL UNIQA, më e besuara tek shqiptarët edhe gjatë vitit 2022

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat