18.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëria një ndër vendet më sizmoaktive në Europë. Qytetet më të rrezikuara...

Shqipëria një ndër vendet më sizmoaktive në Europë. Qytetet më të rrezikuara nga tërmeti. Ç’duhet të bëjmë?

Sizmologu Shyqyri Aliaj, i ftuar në Dritare TV nga gazetarja Rudina Xhunga, u shpreh se Shqipëria nuk ka asnjë ligj për rrezikun sizmik dhe se ky ligj është një nevojë urgjente.

Sizmologu tha se, Durrësi është një nga qytet më sizmike në Shqipëri. Duke theksuar se juglindja e Shqipërisë është një zonë sizmike, Aliaj shtoi se Vlora gjithashtu është një zonë e rrezikuar, ndërsa blloku Himarë-Sarandë, gjendet shumë larg rrezikut.

LEXO EDHE: Jo vetëm Turqia. Edhe Shqipëria e rrezikuar nga tërmetet/ Sigurimi i banesës nis nga 5,000 Lekë në vit

Zonat më sizmike në Shqipëri nga magnituda e shkalla rihter, janë në lindje të Shqipërisë. Tërmeti i 30 nëntorit të vitit 1967 në zonën Librazhd-Dibër, ishte me magnitudë 7.

Durrësi ka më shumë rrezik. Edhe nga kushtet e tokës dhe terrenit, por edhe sepse është në bregdet. Ndaj Durrësi është më i rrezikuar se Tirana nga tërmetet. Atje është kufiri i pllakave. Edhe Tirana është e rrezikuar por më pak.

Gjithashtu edhe Vlora është zonë sizmike. Në 1930 ka qenë tërmeti i fundit i fortë që ka goditur qytetin.

Ndërsa gjithë blloku i Himarës, Sarandës, është shumë larg rrezikut sizmik. Por Ballkani është një zonë sizmike me rrezik”, u shpreh Aliaj.

SHQIPËRIA, MES VENDEVE MË TË RREZIKUARA NGA TËRMETET

Shqipëria është një ndër vendet më sizmoaktive në Europë. Energjia e çliruar nga tërmetet e brezit ku ndodhet Shqipëria është rreth 15% e energjisë totale të çliruar nga tërmetet e gjithë botës.

Rajonet që rrethojnë Shqipërinë përfshijnë një zonë tektonike mjaft të gjerë, ku bëjnë pjesë Greqia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Turqia.

Çdo vit, në këtë rajon ndodh të paktën një tërmet me magnitudë më të ulët se 6.5 ballë.

Në vitin 2013 katër sizmologë të njohur në vend, Prof.Eduard Sulstarova, Prof.Shyqyri Aliaj, Prof.Siasi Koçiu dhe Prof. Betim Muço, i ofruan qeverisë një hartë të re sizmike qe shoqëronte botimin e tyre të përbashkët me titull “Sizmiciteti, sizmotektonika dhe vlerësimi probabilitar i rrezikut sizmik në Shqipëri”.

Akademikët kanë theksuar faktin se në territorin e Shqipërisë, me probabilitet 80%, mund të ndodhë një tërmet 7 ballë një herë në çdo 5 vjet, një tërmet 8 ballë çdo 10 vjet, ndërsa një tërmet 9 ballë çdo 30-40 vjet dhe tërmeti maksimal i mundshëm arrin magnitudën 7.

Sizmologët në botimin e Akademisë së Shkencave kanë renditur 9 zonat e burimeve sizmike në vendin tonë.

LEXO EDHETërmetet/ Shërbimi Sizmiologjik Zviceran: Më të rrezikuarat janë Shqipëria, Turqia, Greqia, Italia dhe Rumania

Për shkak të këtij rreziku evident, zgjidhja e domosdosshme është Sigurimi i çdo Prone që zotërojmë, qoftë shtëpi, apartament, vilë apo edhe biznes.

Por sa kushton Sigurimi i Pronës nga tërmetet dhe fatkeqësitë natyrore?

Në SIGAL UNIQA Group Austria ajo nis nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

Tërmeti dhe çdo fatkeqësi natyrore nuk bën ndarje individuale, politike, shoqëror dhe as gjeografike. Ai godet në mënyrë të befasishme. Ndaj Sigurimi i Pronës suaj nga ngjarje të tilla duhet të jetë prioritet.

SIGAL UNQIA Group Austria është pjesë e një prej grupeve më të mëdha financiare në Europë, siç është “UNIQA Insurance Group”, por bashkëpunon edhe me partnerë të tjerë, më të mëdhenj në botë në fushën e risigurimit si UNIQA RE, Swiss Re dhe Munich Re, të cilat kanë ndërtuar një portofol mbulimi për të gjitha këto rreziqe, në çdo zonë kadastrale të Shqipërisë.

Mos prisni më! Blini tani  Sigurimin e Pronës suaj online. Hyni nga celulari apo laptopi në www.sigal.com.al  dhe në pak minuta Siguracioni i Shtëpisë vjen menjëherë tek ju.

Mos i lini asgjë rastësisë! Siguroni tani shtëpitë tuaja sepse asgjë nuk është e sigurt, përveç sigurimeve…

Për më shumë informacione, klikoni në www.sigal.com.al

Ose shkruani në Whatsapp: 068 606 2829 ose E-mail: [email protected]

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat