2.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTë tretët në botë për diasporën/ "Forbes": 30.7% e shqiptarëve jetojnë jashtë...

Të tretët në botë për diasporën/ “Forbes”: 30.7% e shqiptarëve jetojnë jashtë vendit

Mbi 30 për qind e shqiptarëve të lindur në Shqipëri jetojnë në emigracion.

Shifra është publikuar nga revista “Forbes“, që ka renditur vendet me numrin më të madh të diasporës në raport me popullsinë totale të vendit.

“Forbes” ka analizuar vendet me popullsi mbi 750 mijë banorë.

Në këtë listë, Shqipëria renditet e treta, me 30.7 për qind të popullsisë së lindur brenda kufijve, që aktualisht jetojnë jashtë.

Me rreth 1.2 milionë emigrantë, Shqipëria lë pas në këtë renditje vende si Siria, Moldavia, Armenia dhe Xhamajka.

Nga rajoni vetëm Bosnja është me diasporë më të madhe se Shqipëria, me 34 për qind të popullsisë së saj. Në vend të parë është Guajana me 36.4 për qind.

LEXO EDHE: Një platformë që foli shqip në zemër të New York-ut/ “SIGAL Audiobooks”, një kujtim i bukur nëntori për shqiptarët e SHBA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat