10.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident në Korçë/ Makina përplaset me karrocën, plagoset 80-vjeçari

Aksident në Korçë/ Makina përplaset me karrocën, plagoset 80-vjeçari

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Liqenas, në afërsi të fshatit Zvezdë, Maliq, ku një person ka mbetur i plagosur.

Policia bën me dije se automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. K., 27 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, është përplasur me një karrocë të tërhequr me kafshë pune, me drejtues A. A., rreth 80 vjeç, i cili për pasojë ka marrë dëmtime dhe u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Ky është një rast i përsëritur, kryesisht në qarkun e Korçës, ku mjete jashtë çdo standarti, siç janë edhe mjetet bujqësore, lëvizin në rrugë nacionale të pashqetësuar nga Policia Rrugore.

LEXO EDHE: Aksidentet rrugore/ 3 viktima dhe një i plagosur rëndë në pak orë. Shkaqet kryesore dhe qarqet më problematike

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat