20.5 C
Tirana
Monday, May 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTatimi mbi të ardhurat, formulë e re e llogaritjes së penaliteteve! ...

Tatimi mbi të ardhurat, formulë e re e llogaritjes së penaliteteve! Ja gjoba për ata që vonojnë dokumentacionin për shmangien e tatimit të dyfishtë

Nga 1 janari 2024, subjektet që nuk paguajnë në kohë këstet e tatim fitimit korporativ dhe tatimit mbi të ardhurat personale do të përballen me penalitete më të rënda nga sa janë aktualisht.

Ministria e Finacave ka ndryshuar formulën e llogaritjes së penaliteteve për këto kategori përmes disa ndërhyrjeve në ligjin e procedurave tatimore të vitit 2008.

Sipas vetë Ministrisë, ndryshimet synojnë rregullimin e formës së llogaritjes së dënimit për mospagimin e kësteve të tatimit mbi fitimin korporativ dhe tatimit mbi të ardhurat personale, në përputhje me parimin e proporcionalitetit, në bazë të të cilit dënimi duhet të jetë në përputhje me efektin që ka prodhuar në buxhetin e shtetit mospagimi në afat i detyrimit tatimor.

Aktualisht, ky penalitet llogaritet sa 10% të shumës së këstit për t’u paguar plus kamatëvonesën e llogaritur për ditët e vonuara, por jo më shumë se 365 ditë.

Me ndryshimin e sapodepozituar në Kuvend, penaliteti do të llogaritet sa 0,06% të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë gjatë së cilës pagesa nuk është kryer, por jo më shumë se 365 ditë kalendarike.

Ashpërsim në paketën fiskale të 2024 parashikohet edhe për dënimet lidhur me mosdërgimin e dokumentacionit për zbatimin e dispozitave të marrëveshjeve për shmangien e tatimit të dyfishtë.

Nёse tatimpaguesi nuk dorëzon dokumentacionin brenda vitit kalendarik, ndaj tij do aplikohet njё gjobё prej 10,000 lekёsh pёr çdo muaj tё paraqitjes me vonesё. Kjo gjobё do tё aplikohet deri nё 24 muaj pasues, raporton SCAN.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat