27.5 C
Tirana
Monday, May 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërmbytje, rrëshqitje dheu dhe qytete nën ujë, Italia në alarm të kuq/...

Përmbytje, rrëshqitje dheu dhe qytete nën ujë, Italia në alarm të kuq/ Probleme edhe në Austri

Italia është goditur nga shira masivë, erërave të forta dhe stuhi të forta në disa rajone.

Alarm i kuq për shkak të motit të keq është dhënë në Veneto, portokalli në Emilia Romagna, Friuli Venezia Giulia, Liguria, Lombardi dhe Trentino Alto Adige; e verdhë në Abruzzo, Campania, Lazio, Molise dhe Toscana.

Në Venezia, niveli i ujit ka arritur kulmin prej 154 centimetrash.

Ndërkohë, Autobrennero u mbyll në vendkalim për shkak të një rrëshqitje dheu në Austri.

Pas reshjeve intensive të shiut të hënën pasdite, një stuhi e fuqishme me bubullima, vetëtima dhe erë të fortë goditi kryeqytetin e Lombardisë duke filluar nga ora 4:30 e mëngjesit të së martës.

Lumi Seveso doli nga shtrati duke shkaktuar përmbytjes, që nisën në zonën veriore me viale Fulvio Testi dhe viale Sarca, gjatë mëngjesit u shtrinë në rrethin Isola. Reshjet ishin midis 40 dhe 60 milimetra në zonën e Brianza dhe Monza dhe në veri të Milanos.

Nivelet e përrenjve Seveso dhe Lambro në Milano ishin nën kontroll që nga mesnata e së dielës, për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Reshjet ishin shumë intensive: 31 milimetra shi në një orë ranë në zonën veriore të qytetit.

Shqetësime ka pasur edhe për linjat hekurudhore në rajon, në disa prej të cilave, lëvizja u ndalua.

Me dhjetëra zjarrfikës janë angazhuar në terren në Milano që nga ora 5 e mëngjesit për të ndihmuar banorët, ndërsa kanë shpëtuar edhe një grua të bllokuar me dy fëmijët e saj në makinë, pas rrëzimit të një peme nga era e fortë.

LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike/ Sigurimi nga katastrofat natyrore, varka e vetme e shpëtimit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat