Në “Shije Shtëpie” në Tv Klan ishte e ftuar nutricionistja Lediana Liço, e cila përgatiti dy receta detoks për të filluar ditën me energji. Sipas nutricionistes, këto pije janë ideale për t’u konsumuar esëll në mëngjes në çfarëdolloj moshe për të furnizuar organizmin me të gjitha lëndët e nevojshme ushqyese.
Receta e parë e quajtur “Super Green Smoothie” (Pija e Super të Gjelbrave)
Lëng shege
Lime (Limon i gjelbër)
Mente
Mollë
Piper
Spinaq
Turmerik
Të gjithë përbërësit hidhen në blender dhe konsumohet lëngu i përftuar.
Receta e dytë “Mbretëresha e Kuqe” përmban:
Panxhar
Lëng shege
Mollë
Selino
Ujë
Xhinxher
Kjo recetë është e pasur me fibra dhe lëndë që zgjojnë qelizat.
/TV Klan