11.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSulmet kibernetike dhe siguria e bankave, nëndrejtori i SHISH dhe Guvernatori i...

Sulmet kibernetike dhe siguria e bankave, nëndrejtori i SHISH dhe Guvernatori i BSH në Kryeministri

Drejtori i komanduar i Shërbimit Informativ Oljan Kanushi dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko janë parë të futen në ambientet e Kryeministrisë mesditën e sotme kur ministrat po raportonin përpara gazetarëve pas mbledhjes së qeverisë.

Kjo vizitë vjen në një kohë kur sulme të tjera nga grupi hacker-ave iranianë janë raportuar edhe në sistemet bankare.

Për vizitën në fjalë u pyet nga gazetarët edhe ministri i Mbrojtes Niko Peleshi, por ai u shpreh se nuk ishte në dijeni të detajeve apo të motiveve të mbledhjes.

Peleshi pranoi para gazetarëve se pre e sulmeve kibernetike kanë rënë jo vetëm sistemet shtetërore por edhe ato private.

“Pavarësisht se Ministria e Mbrojtjes nuk është ministria përgjegjëse, mund të konfirmoj, mund të them atë që dihet se nuk ka siguri 100% askush, asnjë institucion qoftë publik apo privat. Por mund t’ju them ama se ne e kemi rritur shumë vigjilencën dhe investimin në mbrojtjen kibernetike. Më shumë se 90% e sulmeve kibernetike kanë sukses për faj të faktorit njeri, të mungesës së vëmendjes. Jemi në bashkëpunim të ngushtë edhe me partnerët ndërkombëtare, kemi marrë premtime nga NATO dhe SHBA për mbështetje qoftë në infrastrukturë apo me grupe të reagimit të shpejtë në rast sulmi.  Nuk është një luftë që fitohet një herë e mirë, sot e përgjithmonë por është një luftë e vazhdueshme”.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat