13.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetStudimi: Imuniteti natyror nga Covid-19 mund të jetë më i fortë se...

Studimi: Imuniteti natyror nga Covid-19 mund të jetë më i fortë se vaksinimi në mbrojtjen kundër ‘Delta’-s

Pacientët e shëruar kanë 13 herë më pak gjasa të infektohen sesa ata që kanë marrë vaksinën Pfizer, tregon një studim izraelit.

Imuniteti natyror nga infeksioni COVID-19 mund të ofrojë mbrojtje më të fortë kundër variantit indian ‘Delta’ sesa imuniteti nga vaksinimi i plotë, tregon një studim i ri.

Studiuesit krahasuan njerëzit që kishin marrë dy doza të vaksinës Pfizer-BioNTech me individë të pavaksinuar që ishin shëruar nga virusi.

Ata zbuluan se pjesëmarrësit me imunitet natyror kishin deri në 13 herë më pak të ngjarë të infektoheshin me Covid-19 sesa ata që u vaksinuan me dy doza.

Studimi në fjalë nuk shkurajon aspak vaksinimin dhe një raport i fundit nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka zbuluar se njerëzit e pavaksinuar kanë pesë herë më shumë gjasa të infektohen me COVID-19 dhe 29 herë më shumë gjasa të shtrohen në spital në krahasim me të vaksinuarit.

Studimi ka marrë në shqyrtim më shumë se 800 mijë njerëz të ndarë në tre grupe: personat që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës Pfizer dhe nuk janë infektuar kurrë me Covid-19, personat e pavaksinuar që janë infektuar më parë, dhe personat që e kanë kaluar virusin dhe gjithashtu kanë marrë një dozë të vetme të vaksinës.

Studiuesit zbuluan se personat e vaksinuar kishin më shumë të ngjarë të infektoheshin me Covid-19 sesa personat me imunitet natyror që e kanë kaluar sëmundjen.

Pjesëmarrësit që kishin marrë dy doza të vaksinës, kishin 5.96 herë më shumë gjasa të infektoheshin dhe 7.13 herë më shumë gjasa të përjetonin simptoma si kollë, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje.

Ekipi vëren se studimi ka disa kufizime. Së pari, ai shqyrton vetëm mbrojtjen e ofruar nga vaksina Pfizer dhe nuk adreson vaksina të tjera të miratuara ose mbrojtjen shtesë që siguron një dozë e tretë.

Së dyti, megjithëse studimi ka marrë parasysh faktorë si mosha, gjinia dhe rajoni i vendbanimit, mund të ketë dallime në sjelljet e grupeve të shqyrtuara, si distancimi social apo mbajtja e maskave, të cilat nuk janë marrë në konsideratë.

“Ky studim tregoi se imuniteti natyror mundëson mbrojtje më afatgjatë dhe më të fortë kundër infeksionit, simptomave dhe shtrimit në spital, të shkaktuar nga varianti Delta i SARS-CoV-2”, shkruajnë autorët.

“Individët të cilët e kishin kaluar më parë SARS-CoV-2 dhe njëkohësisht kishin marrë një dozë të vaksinës, fitonin mbrojtje shtesë kundër variantit Delta”.

Burimi: Daily Mail

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat