15.5 C
Tirana
Saturday, October 5, 2024
spot_img
Faqe KryesoreCovid-19Studimi: Duhanpirësit në rrezik më të lartë për t’u shtruar në spital...

Studimi: Duhanpirësit në rrezik më të lartë për t’u shtruar në spital dhe për të vdekur nga COVID-19

Sipas një studimi të ri britanik personat që pijnë duhan kanë mundësi më të madhe për t’u sëmurë rëndë nga COVID-19 dhe gjithashtu më shumë gjasa të vdesin nga kjo sëmundje.

Shkencëtarët e grupit të kërkimeve gjenetike “UK Biobank” vëzhguan më shumë se 420,000 vullnetarë mes muajve janar e gusht 2020. Ata i mbështetën kërkimet e tyre në të dhënat e regjistrave të kujdesit shëndetësor parësor, rezultatet e testeve për COVID-19, të dhënat për shtrime në spitale dhe çertifikatat e vdekjes, për të identifikuar lidhjen mes pirjes së duhanit dhe rasteve të prekjes rëndë nga sëmundja.

Sipas studimit, të botuar në revistën mjekësore “Thorax”, duhanpirësit kishin 80% më shumë gjasa të shtroheshin në spital dhe më shumë gjasa të vdisnin nga COVID-19.

Studiuesit përdorën një teknikë të quajtur “Rastësia Mendeliane” e cila përdor variantet gjenetike që përfaqësojnë një faktor të veçantë rreziku, që do ta bënte dikë më të prirur të pinte duhan.

Studimi thotë se një person i prirur gjenetikisht për pirjen e duhanit kishte një rrezik prej 45% për infeksion dhe 60% më të lartë për t’u shtruar në spital me COVID-19.

Lexo edhe: A e mbulon polica ime e sigurimit Variantin Delta të Coranavirusit?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat