10.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetStudentët e pavaksinuar rrezikojnë universitetin

Studentët e pavaksinuar rrezikojnë universitetin

Studentët e pavaksinuar rrezikojnë të humbasin vitin akademik. Në ditën e parë të javës së hapur për vaksinimin e studentëve, pranë pikave të vaksinimit tek Universiteti i Arteve dhe Fakulteti i Stomatogjisë nuk ka asnjë student.

Tv Klan u interesua pranë Universitetit të Mjekësisë. Rektori i këtij universiteti, Arben Gjata tha se do të zbatohet urdhri i Komitetit Teknik të Ekspertëve. Mësimi do të zhvillohet me prezencë fizike dhe nuk do të lejohet asnjë student i pavaksinuar në leksione dhe seminare.

Interes të ulët ka patur edhe fushata e vaksinimit masiv për studentët në universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë.

“Studentët që vijnë për regjistrim apo edhe konsultim edhe gjatë kësaj jave që nuk ka nisur mësimi mund të përfitojnë për t’i vaksinuar. Me qëllim që të kapim vendimin e ministrisë pasi siç e dini asnjë student asnjë pedagog nuk duhet të jetë i pavaksinuar në auditore ose duhet të paraqesin testin”.

Në universitetin e Korçës, të paktën në numër janë paraqitur për vaksinim studentët e vitit të parë.

E njëjta situatë edhe në Shkodër. Grupet e vaksinatorëve thonë se përveç pikave fikse, në ditët në vijim do të ketë edhe qendra të lëvizshme në çdo Fakultet të Shkodrës.

Për të rritur mbulesën vaksinale dhe fillin normal të vitit akademik, autoritetet shëndetësore shtyn nisjen e vitit akademik dhe vendosën që nga 11-17 Tetor të jetë javë e hapur për vaksinimin e studentëve.

Tv Klan

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat