18.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSpektakël i garantuar/ Starton sot në Vlorë “Final 8” i Ligës Unike“

Spektakël i garantuar/ Starton sot në Vlorë “Final 8” i Ligës Unike“

Nis ditën e sotme në Vlorë “Final 8” i Liga Unike për meshkuj, event në të cilin do të marrin pjesë 8 skuadra4  nga Shqipëria dhe 4 nga Kosova.

Ndryshe nga edicionet e mëparshme, ky event do të zhvillohet me sistem grumbullimi, me eleminim direkt. Kështu, 4 skuadrat nga Shqipëria do të përballen në çerekfinale ndaj 4 skuadrave nga Kosova.

Sot do të luhen dy sfidat e para: Trepça-Kamza Basket dhe Tirana-Ylli. Ndërsa më 28 mars do të luhen dy çerekfinalet e tjera: Peja-Teuta dhe Sigal Prishtina-Besëlidhja.

Kalendari:

Kjo është hera e parë që ky spektakël i basketbollit mbarëshqiptar mbahet në qytetin e bukur dhe historik të Vlorës, ngjarje e cila përkon edhe me përcaktimin e qytetit bregdetar “Qyteti Evropian i Sportit 2024”.

Kështu, nga sot deri më 31 mars, pritet spektakël i basketbollit.

Ndeshjet do të transmetohen në Shqipëri përmes RTSH dhe në Kosovë përmes “Art Motion” dhe “Kujtesa”.

Ndërkohë, Final 4 i Liga Unike Femrat do të mbahet në Prishtinë më 1 dhe 2 prill.

Bashkimi, Prishtina, Tirana dhe Penza do të garojnë në “Play-off”, derisa çiftet gjysmëfinale do të mësohen të mërkurën mbrëma, pasi Tirana dhe Penza kanë nga katër fitore e pesë humbje.

Kampion aktual është Partizani i Tiranës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat