25.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSot Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare/ Si vjen në ndihmë "Audiobooks.al" për...

Sot Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare/ Si vjen në ndihmë “Audiobooks.al” për ruajtjen dhe përcjelljen e shqipes

Sot është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare.

Gjuhëtarët dhe studiuesit bëjnë apel për ruajtjen, pasurimin dhe përcjelljen e gjuhës shqipe, sidomos në kushtet kur shumë shqiptarë jetojnë në vende të ndryshme të botës dhe të një ndërveprimi të pandalshëm me gjuhët e tjera.

Për të nxitur ndërgjegjësimin e shoqërisë shqiptare, brenda e jashtë Shqipërisë, për ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë sonë gjuhësore, ndërgjegjësimin mbi leximin dhe promovimin e librave, SIGAL UNIQA Group Austria prej disa vitesh ka vënë në funksion të çdo qytetari, FALAS, platformën e parë dhe të vetme dixhitale të librave audio në shqip, “SIGAL Audiobooks”.

Kjo platformë sjell te shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, pa asnjë kosto, librat e autorëve më të mirë shqiptarë dhe të huaj, mbi 300 tituj, ndërsa çdo ditë 50 mijë individë janë përdorues besnikë të platformës.

Regjistrimi është shumë i thjeshtë. Mjafton të shkoni te pjesa “Login” dhe me vetëm një adresë e-maili mund të jeni një prej përdoruesve.

Librat në platformën “Audiobooks.al” janë libra të përzgjedhur në bashkëpunim me shtëpitë botuese apo edhe me dëshirën e autorëve.

Kush nuk e ka bërë ende, le ta shkarkojë tani “SIGAL Audiobooks” në App Store dhe Play Store dhe në këtë mënyrë e merr librarinë kudo me vete, në makinë, udhëtime, punë e kudo tjetër.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat