6.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetInvestimet e individëve në borxhin e qeverisë arrijnë në 1 miliardë euro

Investimet e individëve në borxhin e qeverisë arrijnë në 1 miliardë euro

Investimet e individëve në borxhin e qeverisë shqiptare u rritën më tej në tremujorin e tretë.

Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se pjesa e individëve në stokun e borxhit në financuar në tregun e brendshëm arritën në 17.6%, nga më pak se 17.1% që kishin qenë në fund të tremujorit të dytë. 10.76% e investimeve në letrat e borxhit qeveritar janë kryer nëpërmjet pjesëmarrjes direkte, ndërsa 6.85% e totalit nëpërmjet bankave tregtare të licencuara si shoqëri komisionere.

Investimet që kryhen nëpërmjet bankave po fitojnë një peshë në rritje të strukturën totale të investimeve të individëve në bono dhe obligacione. Banka e Shqipërisë që nga fillimi i këtij viti nuk pranon më hapjen e llogarive të reja të individëve për pjesëmarrje në ankandet e bonove, ndërsa nga fillimi i vitit të ardhshëm ky shërbim nuk do të ofrohet më as për ata klientë që e kishin hapur llogarinë deri në fund të vitit 2020.

Ndërkohë, investimi në obligacione gjithmonë është kryer vetëm nëpërmjet bankave tregtare. Aktualisht, në Shqipëri janë dhjetë banka tregtare të licencuara për ofrimin e shërbimit të kujdestarisë së titujve shtetërorë, si edhe tre institucione financiare jobanka.

Në vitet e fundit, investimet direkte në obligacione po zëvendësojnë gjithnjë e më shumë blerjen e kuotave në fondet e investimit, që përgjithësisht për lekun janë sërish një formë e grumbulluar e investimit në letrat e borxhit të qeverisë.

Në vlerë, titujt qeveritarë të mbajtur nga individët kanë afërsisht vlerën e 123 miliardë lekëve ose rreth 1 miliardë eurove. Vetëm gjatë tremujorit të tretë, investimet e individëve janë rritur me më shumë se 5%. Megjithëse yield-et e titujve të qeverisë në terma mesatarë pësuan sërish një rënie të lehtë në tremujorin e tretë, sërish ato ngelen një alternativë mjaft tërheqëse investimi në raport me shkallën e ulët të rrezikut.

Sipas Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit për depozitat bankare me afat të individëve në lekë në fund të muajit gusht ishte 0.93%, ndërsa yield-i mesatar i instrumenteve të borxhit të brendshëm në fund te tremujorit të tretë ishte 3.56%. Megjithëse edhe depozitat bankare po vazhdojnë të rriten, me gati 9% me bazë vjetore, këtë vit rritja është e përqendruar sidomos te depozitat në valutë. Për lekun, individët po shfrytëzojnë edhe alternativat e tjera që ofron tregu financiar vendas. Rritja e investimit në bono dhe obligacione është paralelisht edhe një tregues i zgjerimit të horizontit të atyre individëve që zotërojnë kursime apo të ardhura në vlera të konsiderueshme. /Monitor

Burimi: BSH, MFE

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat