6.5 C
Tirana
Wednesday, November 13, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Sindroma Havana”/ Çfarë është ‘sëmundja e diplomatëve’ që ka prekur gjithë botën?!

“Sindroma Havana”/ Çfarë është ‘sëmundja e diplomatëve’ që ka prekur gjithë botën?!

Diplomatët e prekur po marrin mjekim, pas ankesave për dhimbje të forta koke. Sindroma Havana ka prekur shumë diplomatë në botë. Sipas raporteve të mediave, qeveria amerikane po heton disa raste të pashpjegueshme të sëmundjes që kanë ndodhur në stafin diplomatik të ambasadës së saj në Berlin.

Sipas një raporti, të paktën dy diplomatë amerikanë në Gjermani kanë simptoma të të ashtuquajturës “Sindroma Havana”. “Wall Street Journal” raporton se diplomatët po marrin trajtim mjekësor për marrje mendsh të papërcaktuar, dhimbje koke të forta dhe shenja të tjera sëmundjeje.

Edhe në vende të tjera evropiane janë prekur diplomatë amerikanë. Sipas revistës, disa nga të sëmurët po punojnë për tema të Rusisë.

 Hulumtime për armët akustike?

Diplomatët amerikanë pranuan se kishte raste të ngjashme në vende të tjera evropiane në të kaluarën. Disa nga viktimat janë oficerë të shërbimeve të inteligjencës, që merren kryesisht me Rusinë.

Në këtë kontekst tërheq vëmendjen që, sipas revistës “Spiegel” dhe platformës suedeze “Bellingcat”, Rusia punon për një metodë për të dërguar nga distanca valë të rrezikshme te një person i synuar. Si hyrje shërben telefoni celular. Për këtë mund të përdoren valët e zërit ose valët e radios.

E ashtuquajtura “Sindroma Havana” u shfaq për herë të parë në kryeqytetin kuban pesë vjet më parë. Që atëherë, dhjetëra diplomatë në të gjithë botën janë ankuar për këtë. Diplomatë kanadezë dhe amerikanë dhe familjet e tyre në Kubë kanë vuajtur nga simptomat që nga viti 2016. Rastet u shfaqën më vonë në Kinë, Rusi dhe vetë në SHBA. Kohët e fundit janë shtuar incidentet në ambasadën amerikane në Vjenë.

Zyrtarët e qeverisë amerikane kanë shprehur dyshimin se shërbimet e inteligjencës ruse kishin sulmuar stafin e ambasadës së tyre. SHBA ka shprehur dyshimin se të prekurit kanë qenë të ekspozuar ndaj sulmeve akustike përmes frekuencave të radios. Deri tani, megjithatë, kjo nuk është mbështetur me prova. Koordinatori i shërbimit sekret amerikan, Avril Haines duhej të pranonte në fillim të gushtit se shkaku i “Sindromës Havana” ende nuk ishte gjetur.

“Sindroma Havana” shoqërohet me ankesa të tilla si dhimbje koke dhe vjellje nga një shkak i panjohur. Viktimat gjithashtu mund të përjetojnë përgjumje, lodhje dhe probleme me dëgjimin dhe shikimin. “Wall Street Journal” raporton, duke cituar diplomatët amerikanë, se disa nga punonjësit në fjalë nuk janë në gjendje të punojnë. Rastet në Berlin do të ishin të parat në një vend të NATO-s në të cilin janë vendosur trupat amerikane. /Deutsche Welle

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat