10.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimet e Jo-Jetës/ SIGAL UNIQA vijon kryesimin e tregut, dëmet e paguara...

Sigurimet e Jo-Jetës/ SIGAL UNIQA vijon kryesimin e tregut, dëmet e paguara pësojnë rritje

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) publikoi pak ditë më parë ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-shkurt 2022.

Sipas AMF, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-shkurt 2022 kapën vlerën 2,800 milionë lekë, ndërsa numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 167,157 me një rritje prej 19.39% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.67% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.31%.

LEXO EDHE: 4 mln $ për sigurimet e Jetës dhe Sëmundjet, rritet portofoli i mbrojtjes nga aksidentet e shëndetit. SIGAL UNIQA, lidere absolute në treg

Sipas asaj që raporton AMF, SIGAL UNIQA është kompania e sigurimeve që vijon të kryesojë tregun, si për pozicionin në market-share ashtue dhe në dëmet e paguara tek klientët, çka është edhe detyra kryesore e një kompanie sigurimesh.

Sa i përket dëmeve të paguara, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, tek Sigurimet e Jo-Jetës SIGAL UNIQA ka një rritje me 6%.

Burimi: AMF 

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 37.64% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 62.36% të totalit të tregut.

Edhe në këtë drejtim, SIGAL UNIQA Group Austria është kompania që kryeson si tregun e sigurimeve të detyrueshme ashtu edhe ato vullnetare.

Burimi: AMF

SIGAL është lidere në tregun e sigurimeve në Shqipëri që prej shkurtit 1999. Ndërsa prej 23 mars 2007 ajo është pjesë e grupit të madh financiar “UNIQA Insurance Group”, i cili zotëron  rreth 87% të aksioneve të kompanisë.

Me një histori mbi 200-vjeçare në tregun e sigurimeve, UNIQA zotëron mbi 33 miliardë Euro asete dhe mbi 7 miliardë euro prime në vit.

Me mbi 23,500 punonjës, të cilët u shërbejnë mbi 15,5 milionë klientëve në 18 shtete të ndryshme, e bëjnë UNIQA Insurance Group një prej gjigandëve të sigurimeve në Europë dhe jo vetëm.

Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, SIGAL UNIQA Group Austria ofron çdo ditë përmes mbi 1200 degëve të saj kudo në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut produkte sigurimi që ju përshtaten nevojave të mbi 1 milion klientëve. Pa harruar këtu edhe shërbimet inovatore për vendin dhe jo vetëm siç janë “TeleShëndet” apo “Jetë Plus”.

LEXO EDHE15 vite bashkëpunim/ CEO i “UNIQA”: Ofrojmë korrektësinë tonë përmes SIGAL, disa gjëra janë mbipërmbushur

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat