16.5 C
Tirana
Friday, October 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimet në celularin tënd

Sigurimet në celularin tënd

Digjitalizimi na ka ulur nevojën, dikur të domosdoshme, për të shkuar fizikisht në një zyrën e një kompanie sigurimi. 

Sot, secili mund të blejë siguracionin që i nevojitet, qoftë të pronës, shëndetit apo automjetit, përmes celularit apo laptopit, madje edhe më lirë e më shpejt.

 

Digjitalizimi i kompanive të sigurimit, edhe në sajë të nismave që kërkon koha, është sot shumë i preferuar nga qytetarët dhe bizneset për dy arsye.

Së pari, na ka ulur nevojën e kthyer shpesh në domosdoshmëri, për të shkuar fizikisht në një bankë tregtare, duke na kursyer kohë, rradhë por edhe duke mbrojtur mjedisin në mungesë të përdorimit të letrës.

Së dyti, blejmë sigurimet që na duhen në rrugë digjitale, përmes celularit apo kompjuterit të shtëpisë apo punës,  shumë më të lira.

 

Ç’do të thotë digjitalizim i sigurimeve?

 

Digjitalizimi i sigurimeve, në kuptimin praktik, do të thotë të mos jesh i detyruar të shkosh më në një zyrë sigurimesh kur ke nevojë.

 

SIGAL UNIQA, mbi 50 produkte sigurimi blihen ose porositen Online

 

Sot, kompania më e madhe e sigurimeve në vend, SIGAL UNIQA, ka krijuar një qark të mbyllur të shitjes digjitale të sigurimeve, duke nisur nga aplikimi i klientit e deri tek marrja e policës së sigurimit prej tij, pa u paraqitur fizikisht në zyrat e saj.

 

Madje, në kuadër të risisë, inoviacionit dhe përshtatjes me hapat e zhvillimit teknologjik, SIGAL UNIQA solli së fundmi edhe  “fpcHealth”, aplikacioni që revolucionarizon mënyrën e trajtimit të dëmeve shëndetësore.

LEXO EDHE: “fpcHealth”/ SIGAL UNIQA revolucionarizon mënyrën e trajtimit të dëmeve shëndetësore. Tashmë gjithçka nga celulari juaj

 

Benefitet e blerjes online të sigurimit:

1- Komoditet

Mund ta bleni nga shtëpia, zyra, apo kudo që të ndodheni nëpërmjet telefonit tuaj, pa qenë nevoja të shpenzoni kohë të tepërt për të kërkuar një zyrë, apo një agjent që t’ju shërbejë. Falë ndërfaqes me përdorim mjaft të lehtë, e gjithë proçedura është lehtësisht e kuptueshme dhe e përdorshme, duke mundësuar blerjen në çast të policës që ju nevojitet.

2 – Pagesa të shpejta dhe të sigurta

Edhe nëse s’jeni shumë të informuar në lidhje me mënyrën e pagesës Online, platformat e policave të sigurimit mundësojnë pagesë të shpejtë të primit të sigurimit nëpërmjet mënyrave të sigurta dhe të mbrojtura të kryerjes së transaksioneve. Për më tepër, mund të merrni në çast përllogaritjen e primit tuaj si dhe të merrni çdo informacion mbi proçedurat vijuese, si raportimi i dëmit dhe verifikimi i vlefshmërisë së policës, në çdo kohë.

3 – Asistencë 24 orë

Edhe nëse keni vështirësi fillestare në përdorimin e platofrmës së blerjeve Online, SIGAL UNIQA ofron asistencë 24 orë me anë të së cilës operatori mund t’ju udhëzojë hap pas hapi deri në mbyllje të procedurës.

4 – Më Lirë

Një nga pikat më të forta të shitjes së sigurimeve online janë përfitimet monetare që sjell për blerësit. Si klient, kur blini policën e sigurimit Online, ndihmoni siguruesin të kursejë kostot operative dhe komisionet e ndërmjetësve. Dhe për shkak se e gjithë proçedura ndodh Online dhe është pa shkresa, kostot ulen më tej.

5 – Mbrojtje e mjedisit

Mungesa e konsumit të letrës do të thotë një mjedis më i paster, më i shëndetshëm që i shërben të ardhmes.

BLINI ONLINE ÇDO SIGURACION VETËM ME DISA KLIKIME KËTU

Për çdo pyetje që mund të keni, shkruani në Whatsapp: +355 68 606 2829

Ose dërgoni një e-mail në: [email protected]

LEXO EDHERaporti i AMF/ Grupi “SIGAL UNIQA”, lider i sigurimeve në Shqipëri edhe për 6-mujorin e parë 2024

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat