13.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreSigurimet motorike/ Afrika Perëndimore drejt dixhitalizimit të sistemit ndërkufitar

Sigurimet motorike/ Afrika Perëndimore drejt dixhitalizimit të sistemit ndërkufitar

Komuniteti Ekonomik i Shteve të Afrikës Perëndimore po planifikon dixhitalizimin e Kartës Kafe (Brown Card) në të gjitha vendet e zonës ekonomike.

“Brown Card” është një dokument ndërkufitar i sigurimeve motorike për automjetet që drejtohen nga një shtet në rajon drejt një tjetri.

Qëllimi është lehtësimi dhe promovimi i lëvizjes së lirë të mallrave dhe njerëzve në rajon dhe për të kontribuar në integrimin rajonal.

Një objektiv tjetër është që viktimave të aksidenteve rrugore t’i ofrohen kompensim i shpejtë dhe i drejtë për dëmtimin e shkaktuar në trafikun rrugor brenda komunitetit.

Sistemi i Sigurimit të “Kartës Kafe” ECOWAS organizon dy takime çdo vit, të cilat mbledhin së bashku përfaqësues të zyrave kombëtare, rregullatorët e sigurimeve dhe kompanitë e sigurimeve.

Ky sistem u krijua në vitin 1982.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat