11.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimet e Jetës kanë vetëm një emër, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria

Sigurimet e Jetës kanë vetëm një emër, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria

SIGAL LIFE UNIQA Group Austria mbetet lidere e tregut të sigurimeve të Jetës në Shqipëri.

Sipas raportit më të fundit nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, për ecurinë e tregut të sigurimeve për periudhën janar-maj 2023, kompania pjesë e Grupit “SIGAL UNIQA” ruan lidershipin e saj, si për pozicionin e saj në treg ashtu edhe për dëmet e paguara.

Nga 4 kompani që operojnë në tregun e sigurimeve të jetës në Shqipëri, SIGAL LIFE kryeson tregun duke zënë mbi 43% të tij, ndërsa kryeson edhe për dëmet e paguara duke zënë mbi 51% të totalit.

Sa i përket produktit më të madh në Sigurimet e Jetës, Sigurimin e Jetës së Debitorit, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria vijon të mbetet lidere me rreth 49% të tregut, ndërsa niveli i dëmeve të paguara te klientët arrin në mbi 82%…

Ndarja e tregut 

Ndarja e tregut 

Produkti “Jeta e debitorit” është i lidhur pothuajse tërësisht me ecurinë e kredisë bankare pasi bankat kërkojnë sigurim jete për kontratat e kredisë bankare afatgjata dhe në shuma të mëdha.

Nëse i gjithë tregu ka paguar gjatë këtij 5-mujori rreth 33,5 milionë Lekë, vetëm SIGAL LIFE UNIQA Group Austria ka paguar mbi 27,6 milionë Lekë dëmshpërblime tek klientët e saj.

Ndarja e tregut 

Dëmet e paguara 

Korrektësia përballë klientëve, pagimi i dëmeve konform ligjeve në fuqi, produktet më të mira e inovative për tregun shqiptar e kanë bërë “Grupin SIGAL” lider në tregun e sigurimeve dhe më të besuarën tek qytetarët.

SIGAL UNIQA është krenare që besohet nga më shumë se se 1 milion klientë dhe që shifrat e saj janë në rritje vit pas viti, pavarësisht sfidave që sjell koha.

Nën slloganin “Jetojmë më mirë së bashku”, SIGAL UNIQA LIFE Group Austria do të vijojë të mbetet partneri kryesor i qytetarëve për një jetë më të mirë dhe të sigurt.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat