25.5 C
Tirana
Wednesday, May 1, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTjetër aksident në Korçë, motori përplaset me barrierat anësore/ Humb jetën në...

Tjetër aksident në Korçë, motori përplaset me barrierat anësore/ Humb jetën në spital 60-vjeçari

Drejtuesi i një motori mbeti i plagosur këtë të enjte, në një tjetër aksident të ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Bulgarec.

Në rrethana ende të paqarta, drejtuesi i motorit, i identifikuar si Sokrat Shkëmbi nga fshati Biranj, rreth 60 vjeç, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas barrierat anësore të rrugës.

Ai mori dëmtime të rënda dhe u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Korçës por pa mundur ti mbijetojë plagëve të marra.

 

Më herët, po në të njëjtin aks, Korçë-Pogradec, ndodhën edhe 2 aksidente të tjera.

 

Gjatë orëve të mëngjesit, në afërsi të fshatit Gurishtë një makinë përfundoi jashtë rruge pasi shoferi humbi kontrollin. Ai mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua drejt Traumës në Tiranë.

Vetëm pak orë më pas, në afërsi të kryqëzimit të Maliqit, një këmbësor mbeti po ashtu i plagosur rëndë pasi u përplas nga një makinë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat