16.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimet e detyrueshme dhe vullnetare/ Mes 8 kompanive në treg, SIGAL UNIQA...

Sigurimet e detyrueshme dhe vullnetare/ Mes 8 kompanive në treg, SIGAL UNIQA qëndron në krye

Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për sigurimet e Jetës apo ato të Jo-Jetës.

SIGAL UNIQA Group Austria vijon të mbetet, edhe pas 23 vjetësh tashmë, kompania e sigurimeve më e besuar dhe që paguan më shumë dëmshpërblime në rast dëmi.

Ky fakt vërtetohet edhe nga raporti më i fundit i AMF mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-maj 2022.

LEXO EDHE: Shëndet, shtëpi, makinë/ SIGAL UNIQA, kompania më e besuar dhe që paguan më shumë dëme

Edhe sa i përket ndarjes së tregut, sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar,  mes 8 kompanive që ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregun shqiptar, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë lidere, duke zenë mbi 21% të tregut tek sigurimet e detyrueshme dhe mbi 41% tek ato vullnetare.

Siç shihet edhe në tabelat e mëposhtme, të publikuara nga AMF, SIGAL UNIQA, si në sigurimet e detyrushme ashtu edhe në ato vullnetare, qëndron mbi të tjerat duke qenë gati dyfishi i kompanisë më të afërt.

Sigurimet e detyrueshme

Sigurimet Vullnetare 

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në vend, ka sjellë vazhdimisht tek klientët e saj produkte dhe shërbime novatore për Shqipërinë, siç janë Siguracioni Jetë Plus, TeleShëndet dhe së fundmi SIGAL UNIQA AutoSOS.

Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, SIGAL UNIQA punon çdo ditë përmes qindra zyrave dhe mijëra agjentëve të saj në mbarë Shqipërinë ta kthejë këtë biznes nga një ofrues i produkteve të sigurimit në një ofrues shërbimi të integruar që mbledh klientët e  në “mjedisin e nevojave” të tyre individuale.

Në sot kompania më e madhe e sigurimeve numëron mbi 1 milion klientë, të cilët rriten ditë pas dite.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat