12.5 C
Tirana
Tuesday, April 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSiguracionet motorike, kompania e sigurimit që ka paguar 2.8 miliardë lekë në...

Siguracionet motorike, kompania e sigurimit që ka paguar 2.8 miliardë lekë në vetëm 3 muaj

Tre muajt e parë të këtij viti kanë rezultuar me rënie në numrit të aksidenteve rrugore.

INSTAT, në publikimin e shifrave të marsit, vlerëson se në muajin e tretë të vitit numërohen 101 aksidente rrugore nga 119 aksidente të ndodhura në muajin Mars 2021, duke u ulur me 15,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në tremujorin e parë të vitit 2022 numërohen 285 aksidente rrugore nga 323 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u ulur me 11,8%. Në muajin Mars 2022, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 145 persona nga 150 që ishte në të njëjtën muaj të një viti më parë. Në tremujorin e parë të vitit 2022, numri i të aksidentuarve është 392 persona nga 418 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Mars 2022, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 14 persona, nga 18 persona të vdekur në Mars 2021.

Në tremujorin e parë të vitit 2022, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 46 persona nga 58 persona të vdekur në tremujorin e parë të vitit 2021”, thuhet në publikimin e INSTAT.

Shkak kryesor për aksidentet në shumicën e rasteve mbetet sjellja e drejtuesve të mjeteve ndërkohë që sipas INSTAT vihet re një ulje e numrit të aksidenteve që kanë si shkak sjelljen e këmbësorëve.

Në muajin Mars 2022, aksidentet rrugore, në 93,1% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25 – 34 vjeç, duke zënë 29,7% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 3,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në tremujorin e parë të vitit 2022, aksidentet rrugore, në 12,6% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 43,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, vlerëson INSTAT.

Aksidentet sipas qarqeve:

LEXO EDHESigurimi i detyrueshëm i makinës/ Ja kompania e sigurimeve e para në treg dhe që paguan më shumë dëme

SIGAL UNIQA, mbi 2.3 miliardë lekë dëme të paguara në 3-mujorin e parë 2022

Ndërkohë që aksidentet kanë pësuar rënie gjatë këtij 3-mujori, krahasuar me 3-mujorin e një viti më parë, SIGAL UNIQA Group Austria ka rritur dëmet e paguara tek klientët e saj.

Sipas statistikave të vetë kompanisë në fjalë, gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2022 janë paguar rreth 2.8 miliardë lekë (279,289,910) dëme materiale dhe shëndetësore duke ruajtur vendin e parë si kompania që paguan dëme më shumë se çdo kompani tjetër sigurimi në Shqipëri.

LEXO EDHE: 4 mln $ për sigurimet e Jetës dhe Sëmundjet, rritet portofoli i mbrojtjes nga aksidentet e shëndetit. SIGAL UNIQA, lidere absolute në treg

Sipas raportit më të fundit nga AMF, mbi ecurinë e tregut të sigurimeve për periudhën janar-shkurt 2022, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë kompania më e madhe dhe e besuar e sigurimeve në vend.

Sa i përket klasës së sigurimit “Shëndet dhe Aksidente”, SIGAL UNIQA ka fituar besimin e qytetarëve duke dominuar tregun me 45% të tij.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat