17.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSIGAL UNIQA vijon kontributin në Sport/ Tashmë Sponsor Zyrtar edhe i Komitetit...

SIGAL UNIQA vijon kontributin në Sport/ Tashmë Sponsor Zyrtar edhe i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar

Në një ceremoni të zhvilluar në ambjentet e “Tirana Olympic Park” dhe në praninë e z. Fidel Ylli dhe z. Avni Ponari, u firmos marrëveshja e sponsorizimit mes Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), kompanisë më të madhe të sigurimeve në vend, SIGAL UNIQA Group Austria dhe “Alto SHPK – Toyota Albania”.

LEXO EDHE: E vetmja markë me 10 vite garanci/ Ambasadori i Japonisë viziton showroom-in e “Toyota Albania”

Presidenti i KOKSH, Z. Ylli, u shpreh i lumtur me nënshkrimin e kësaj marrëveshje ndërsa nuk kurseu lavdet për SIGAL UNIQA Group Austria, sipas tij, një ndër kompanitë më serioze në vend dhe jo vetëm. Ndërsa nuk anashkaloi as Toyota-n, gjigandin japonez të automjeteve që është edhe Sponsor Zyrtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe brandi më i shitur në botë gjatë vitit 2022 sa i përket automjeteve.

Nga ana tjetër, CEO i SIGAL UNIQA Group Austria, z. Ponari ,vlerësoi punën e bërë nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar gjatë 2-3 viteve të fundit, si në arenën kombëtare ashtu edhe atë ndërkombëtare.

Janë bërë aktivitete që kanë pasur shumë jehonë dhe kjo është shumë e rëndësishme për të gjitha sportet. Por ajo që unë shoh dhe e kemi folur edhe bashkë, çfarë risie ka kur njerëz që vijnë nga bota e biznesit dhe marrin përsipër detyra të tilla, fantazia është e tejkaluar”, tha ndër të tjera z.Ponari.

Ndër të tjera z. Ponari shtoi gjatë fjalës së tij se, kompania që ka themeluar dhe drejton, si një sipërmarrje 24-vjeçare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, nuk është thjesht një kompani sigurimesh por një pjesë integrale e shoqërive ku operon.

Gjatë fjalës së tij, z.Ponari shtoi më tej se, në këtë kuadër, SIGAL UNIQA ka qenë gjithmonë pranë nevojave të qytetarëve, pranë artit, kulturës por edhe sportit.

SIGAL UNIQA beson fort se sporti ka një ndikim të rëndësishëm edhe Shëndetin e një shoqërie dhe ku ka shëndet jetohet më mirë.  Ndaj, në vazhdën e kësaj politike u nënshkrua sot edhe kjo marrëveshje sponsorizimi.

Përmes bashkëpunimit KOKSH-SIGAL UNIQA group Austria, përveç marrjes në sigurim të sportistëve, synohet edhe promovimi i tyre në planin social; promovimi dhe përmirësimi i infrastrukturës dhe pajisjeve të nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve fizike e sportive si dhe ndihmesa direkte në zhvillimin e sportit dhe të aktiviteteve fizike për të gjithë grupmoshat, por kryesisht tek fëmijët dhe të rinjtë.

Z. Fidel Ylli dhe Z. Avni Ponari pas nënshkrimit të marrëveshjes

Z. Fidel Ylli (president i KOKSH), Z. Avni Ponari (CEO i SIGAL UNIQA) dhe z. Gerti Shima (Sekretar i Përgjithshëm i KOKSH)

Sot, sporti është elementi më i pranishëm në jetën e të gjithëve dhe ndër evenimentet më interesante për miliarda njerëz kudo në botë. Pa harruar edhe mediat e biznesin.

Ai është mjeti më efikas i edukimit, i argëtimit, i parandalimit të sëmundjeve, forcimit të marrëdhënieve sociale, alternativë e shëndetshme për kohën e lirë të brezave të rinj por edhe “ambasadori” më i mirë i një kombi.

Por cilat janë disa prej sponsorizimeve kryesore të SIGAL UNIQA Group Austria në fushën e Sportit?

  • Prej më shumë se 18 vitesh SIGAL UNIQA Group Austria mbështet ekipin e SIGAL Prishtina, e cila edhe falë mbështetjes së kompanisë më të madhe të sigurimeve në rajon është shpallur 13 herë kampione e Superligës së Kosovës ndërsa ka fituar edhe 2 Kupa Ballkanike.
  • SIGAL UNQA prej vitesh është sponsor zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe asaj të Baskebollit;
  • SIGAL UNIQA është sponsor i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe asaj të Basketbollit;
  • SIGAL UNIQA është sponsor gjeneral i Superligës së femrave në futbollin e Kosovës që mban emrin “SIGAL SUPERLIGA E FEMRAVE”;
  • Liga Ballkanike e Basketbollit u riemërua “SIGAL UNIQA Ballkan League” falë bashkëpunimit disa-vjeçar me kompaninë;
  • SIGAL ka mbështetur financiarisht kampionët Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj;
  • SIGAL UNIQA ringriti klubin e basketbollit Valbona dhe e shpalli kampione për 5 vite rresht;
  • SIGAL UNIQA ka mbështetur alpinizmin për disa vite dhe alpinistë profesionistë;
  • SIGAL UNIQA ka mbështetur Aeronautikën Shqiptare me aktivitetin “Albania Open”;
  • SIGAL UNIQA ka mbështetur Kampionatin e vollejbollit;
  • SIGAL UNIQA ka mbështetur Kampionatin e parë ndërkombëtar të Shahut;
  • SIGAL UNIQA ka mbështetur Kampionatin e Çiklizimit si dhe shumë e shumë aktivitete të tjera sportive brenda e jashtë vendit;
  • SIGAL UNIQA ka sponsorizuar edhe Federatën Shqiptare të Snooker-it për organizimin e Kampionatit Europian të Snooker-it që u zhvillua në Shengjin në datat 7-19 Qershor 2022;
  • SIGAL UNIQA gjithashtu ka ndërtuar fusha basketbolli për të rinjtë në Tiranë dhe qytete të tjera ndërsa kontribuon çdo vit në zhvillimin e basketbollit në të gjithë vendin;

Sporti ka një ndikim të rëndësishëm edhe Shëndetin e një shoqërie dhe ku ka Shëndet Jetohet më mirë. Ndaj, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri do të vijë të jetë pranë komunitetit të sportit edhe në të ardhmen.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat